Nis gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, KLP verifikon 4 kandidaturat

Pas mbylljes së afatit për aplikime, ka nisur procesi i verifikimit të kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili do të drejtojë organin e akuzës për shtatë vitet e ardhshme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në dispozicion 45 ditë për të shqyrtuar dokumentacionin dhe për të verifikuar nëse kandidatët plotësojnë kriteret ligjore për të vijuar garën.
Afati për dorëzimin e aplikimeve përfundoi më 1 gusht në mesnatë. Deri në këtë datë, katër prokurorë kanë depozituar zyrtarisht interesin e tyre për këtë pozicion.
Adnan Xholi, prokuror në SPAK;
Rovena Zoto, prokurore në Prokurorinë e Tiranës;
Ndërkohë, pritet të konfirmohet nëse kandidatë të tjerë kanë dërguar dokumentacionin në ditët e fundit përmes postës.
Pas fazës së parë, KLP dhe komisioni përgjegjës do të nisë verifikimet pranë institucioneve përkatëse, përfshirë kontrollin e pasurisë, administratën tatimore e doganore, Byronë Kombëtare të Hetimit, institucionet informative, si dhe organet disiplinore.
Vetëm kandidatët që do të kalojnë procesin e verifikimit do të vijojnë më tej me seancat dëgjimore.
Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm u hap pasi në muajin dhjetor përfundon mandati i kreut aktual të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagoset 1 person

Përdorimi i telefonit në timon "fundos" shoferët, mbi 12 mijë gjoba në Tiranë gjatë javës

Ia dha Jet Ski-n me qira një 12-vjeçari, gjobitet pronari i mjetit lundrues në Dhërmi

EMRI/ Gjendet trupi i minatorit 40-vjeçar që u aksidentua në minierë

Tërmeti godet Elbasanin, lëkundjet prekin qytetin! Ja sa ishte magnituda





