AKTUALITET

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit/ Pritet të marrin pjesë rreth 600 mijë pelegrinë, policia vendos kufizime në qarkullim

Piranjat Përditësimi i fundit 19 August 2026, 15:15
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit/ Pritet të marrin

Ka nisur Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit, peligrinazh që do të vazhdojë për një javë rresht..Për të shmangur problemet në lidhje me këtë organizim të madh,DVP Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash.

Policia e Beratit,në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat,Kuçovë dhe Skrapar,janë angazhuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike,parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lehtësuar të mjeteve e këmbësorëve,para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht 2026. Në zbatim të këtij plani masash,janë planizuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në Malin e Tomorrit si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (Teqesë) në këtë mal.Detyrat e planifikuara në këtë plan masash do të përballohen nga shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me FNSh Fier,Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore,Forcat zjarrfikëse,Spitalin Rajonal Berat,organet e pushtetit vendor dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Të gjitha detajet e planit të masave janë bërë me dije nga DVP Berat ,e cila ka shpjeguar edhe itinerarin e lëvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali si dhe kufizimet e qarkullimit.Në lidhje me itenerarin e lëvizjes në ngjitje dhe zbritje në Malin e Tomorrit dhe kufizimet.  

-Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: Rrethrrotullimi i Kombinatit–Unaza e qytetit–Rrethrrotullimi i Uznovës–Kryqëzimi i Plirëzit–Teqeja e Kulmakut”.

-Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit ( nga teqeja) do të jenë: “Teqeja e Kulmakut -Bargullaz-Pronovik–Poliçan–Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea” –Rrethrrotullimi i Kombinatit”.

-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës këshillohen të përdorin aksin rrugor Çorovodë -Gjerbës-Teqeja e Kulmakut dhe anasjelltas.

Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, “Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, “Berat-Mali i Tomorrit”, “Berat-Çorovodë” dhe “Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë,nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

-Autobuzët,furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”.

-Për shkak të parametrave të rrugës,në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”,qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.

-Gjithashtu,janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në akset rrugore dhe drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë,për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve.

Mali i Tomorrit pushtohet gjatë 7-ditëve të peligrinazhit nga rreth 600 mijë pelegrinë nga Shqipëria,Diaspora dhe mbarë bota,të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit,nën ritmet fetare të bektashinjve, pamvarësisht besimeve fetare që i përkasin.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit,i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.Të parët që vendosen në malin e shenjtë të bektashinjve nje ditë para nisjes së peligrinazhit janë barinjtë e fshatrave të Skraparit,të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës “qengjat”,që janë dhe personifikimi i kësaj feste të veçantë.

Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste,duke marrë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët,banjot publike,ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Gjatë 7-ditëve të peligrinazhit,në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë,në shenjë mirësie bëjnë kurban një gjengj për veten dhe familjen.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?