Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Nis projekti “Smart City”/ Lista me 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

P
Piranjat31 March 2026, 19:29 · 3 min lexim
Nis projekti “Smart City”/ Lista me 20 shkollat ku do vendosen

Ministria e Brendshme ka përzgjedhur 20 shkolla për pajisjen me kamera inteligjente si pjesë e projektit “Smart City” për rritjen e sigurisë. Sakaq, VNA ka siguruar një dokument të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës që zbardh listën e 20 shkollave publike ku do të implementohet sistemi survejimi me kamera dhe inteligjencë artificiale.

Dokumenti përmban emrat e shkollave, vendndodhjen, numrin e kamerave, koordinatat dhe numrin e nxënësve në secilin institucion.

Sipas dokumentit, shkollat ku pritet të vendosen kamerat janë:

1. 9-vjeçare “Fan Noli” – Rr. Qemal Stafa – 11 kamera – 1125 nxënës

2. E mesme Teknike-Ekonomike – Rr. Myrtezim Këllici – 19 kamera – 600 nxënës

3. 9-vjeçare “Marie Logoreci” – Rr. Ali Shefqeti – 12 kamera – 478 nxënës

4. E mesme “Aleks Buda” – Rr. Gjergj Legisi, Laprakë – 20 kamera – 700 nxënës

5. 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” – Rr. Tre Dëshmorët – 20 kamera – 1460 nxënës

6. E mesme profesionale Kamëz – Rr. Montreal – 17 kamera – 1540 nxënës

7. 9-vjeçare “Ramazan Jarani” – Rr. Selaudin Bekteshi – 17 kamera – 478 nxënës

8. E mesme profesionale “Karl Gega” – Rr. Bedri Karapici – 30 kamera – 857 nxënës

9. E mesme “Ibrahim Rugova” – Bulevardi “Nën Tereza”, Kamëz – 23 kamera – 1116 nxënës

10. E mesme “Isa Boletini” – Unaza e Madhe, Paskuqan – 22 kamera – 410 nxënës

11. E mesme “Qemal Stafa” – Rr. e Durrësit – 31 kamera – 1300 nxënës

12. 9-vjeçare “Ahmet Gashi” – Rr. Dritan Hoxha – 14 kamera – 893 nxënës

13. 9-vjeçare “Gjon Buzuku” – Rr. Kahreman Ylli – 17 kamera – 870 nxënës

14. E mesme “Partizani” – Rr. e Dibrës – 12 kamera – 582 nxënës

15. 9-vjeçare “Bajram Curri” – Rr. Niko Avrami – 22 kamera – 482 nxënës

16. 9-vjeçare “Avni Rustemi” – Rr. e Bogdanëve – 24 kamera – 752 nxënës

17. 9-vjeçare “Jeronim De Rada” – Rr. e Durrësit 18 – 13 kamera – 710 nxënës

18. 9-vjeçare “Vaçe Zela” – Rr. Eshref Frashëri – 15 kamera – 502 nxënës

19. E mesme “Petro Nini Luarasi” – Rr. Sami Frashëri – 19 kamera – 1022 nxënës

20. 9-vjeçare “Hoxha Tahsin” – Rr. Hoxha Tahsim 95 – 17 kamera – 635 nxënës

Implementimi i projektit po bëhet nga kompania “Presight AI”, pjesë e grupit G42, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Projekti është kontestuar edhe nga ekspertë të të drejtave digjitale për rreziqet që mund të sjellë në privatësinë e qytetarëve, për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe analizimit të të dhënave.

Nga ana tjetër, sipas institucioneve shtetërore, projekti “Smart City” synon rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e krimit përmes teknologjisë së avancuar.

Fillimisht projekti ishte parashikuar të kushtonte 60 milionë dollarë, por më pas kostoja e tij u dyfishua, duke e kthyer në një nga investimet më të mëdha në sistemet e survejimit urban në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.