AKTUALITET
Nis seanca në themel për dosjen ‘Veliaj’ dhe 29 të tjerë, mungon kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa

Ka nisur seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 persona të tjerë.
Në sallën e gjyqit janë të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa vetë Veliaj nuk është paraqitur. Sipas gjykatës, ai ka depozituar një deklaratë ku shpreh dëshirën për t’u përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ndodhet në seancë.
Gjithashtu, në seancë mungon edhe Ajola Xoxa, ndërsa përfaqësohet nga mbrojtësit e saj ligjorë.
Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve nga palët dhe shqyrtimin e provave në lidhje me çështjen. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se i pranishëm në seancë është vetëm i pandehuri Elman Abule.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Punësuan në mënyrë të paligjshme Muçi Shaljanin, Prokuroria çon në gjyq ish-drejtorët e AMP-së

Arsenal armësh dhe drogë, arrestohet 59-vjeçari! Dyshohet se i ka trafikuar me qëllim shitjen

Plagosen dy efektivë policie, si ndodhi ngjarja

Begaj: Anëtarësimi në NATO, arritje historike për sigurinë dhe rolin e Shqipërisë

Sigurimet e papaguara të punonjësve arrijnë 270 milionë euro më 2025, rreziqet

Sot, 17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

“Mos na lini në duart e xhelatëve!”, klithmat e shqiptarëve në Tivar 1945! Kërkesa e Titos për Enverin

Këmbimi valutor për sot në shqipëri





