Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Nisja e zjarrit te kompleksi “Arlis”/ Momenti kur një person i vë flakën kartonave të Big Market

P
Piranjat14 April 2026, 22:23 · 1 min lexim
Nisja e zjarrit te kompleksi “Arlis”/ Momenti kur një person i

Pamjet e reja të publikuara hedhin dritë mbi momentin kur nisi zjarri masiv që përfshiu pasditen e sotme kompleksin “Arlis” pranë Farmacisë 10, afër QSUT-së.

Edhe pse videoja është me cilësi të ulët, dallohet qartë momenti kur një person afrohet pranë kartonave të vendosur jashtë ambientit të “Big Market” dhe më pas nga aty shpërthejnë flakët. Nga pamjet, gjithçka lë të kuptohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, megjithëse ende nuk dihet identiteti i personit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Menjëherë pas ndezjes së kartonave, flakët janë përhapur me një shpejtësi alarmante drejt fasadës së pallatit, duke u ngjitur vertikalisht në pak minuta dhe duke përfshirë disa kate të godinës.

Pamjet dramatike tregojnë se fasada është kthyer në një lloj “fitili”, ku zjarri ka gjetur terren për t’u përhapur me shpejtësi të frikshme. Kjo ka rikthyer edhe një herë në vëmendje dyshimet serioze mbi cilësinë e materialeve të përdorura në veshjen e jashtme të kompleksit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.