AKTUALITET

Një dekadë pritje për pistën e skive në Korçë, premtimi mbeti 3D

Piranjat Përditësimi i fundit 14 December 2025, 12:28

Një dekadë pritje për pistën e skive në

Nga premtimet e përsëritura tek vizualizimet 3D, Bashkia e Korçës ka dhjetë vite që nuk ka bërë asnjë hap konkret për t’i dhënë jetë ndërtimit të pistës së skive dhe resortit dimëror. Faktoje rikthen në vëmendje premtimin e pambajtur të kryebashkiakut Sotiraq Filo. Prej një dekade, pista e skive bashkë me një resort dimëror në Korçë mbetet një nga premtimet më të ricikluara të kryebashkiakut Sotiraq Filo. Që prej vitit 2015, Faktoje e ka ndjekur nga afër këtë angazhim publik, i cili është shfaqur në fushata të njëpasnjëshme, herë me skica projektesh, herë me prezantime 3D, por asnjëherë me punime konkrete në terren.

Ndërsa vitet kanë kaluar, dhe Korça është kthyer një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit, premtimi për zhvillimin e turizmit dimëror përmes një piste skish ka mbetur në vendnumëro. Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, Filo e riktheu projektin, duke publikuar një vizualizim virtual të një resorti modern në zonat malore të Korçës. Ai e prezantoi atë si një investim që do të gjallëronte ekonominë, do të zgjaste sezonin turistik gjatë gjithë vitit dhe do të sillte të ardhura të reja për zonën. Mirëpo pas premtimeve, realiteti ka qenë krejt tjetër.

Bashkia ‘dorëzohet’: S’kemi informacion

Dy vite më parë, Bashkia e Korçës i konfirmoi Faktoje-s se nuk kishte arritur të gjente mënyrën e financimit për projektin e pistës së skive dhe resortit dimëror. I njëjti problem vijoi edhe gjatë vitit të kaluar. Bashkia argumentonte se përmasat e mëdha të investimit kërkonin bashkëpunim shumëpalësh mes qeverisë, bashkive të tjera të rajonit, Federatës Shqiptare të Skive dhe investitorëve privatë.

Në komunikimin zyrtar të një viti më parë, institucioni pohonte se kishte piketuar malin e Gramozit si një nga zonat më të mundshme ku mund të ndërtohet resorti bashkë me pistën e skive. Për këtë arsye, në malin e Gramozit po monitoroheshin kushtet klimatike përmes një stacioni meteorologjik, si një hap i domosdoshëm për të identifikuar zonën e përshtatshme për ndërtimin e pistës së skive. Ky informacion krijoi përshtypjen se projekti mund të ishte në një fazë studimore, megjithëse pa një plan të qartë financimi. Për të kuptuar nëse projekti kishte pësuar ndonjë zhvillim këtë vit, Bashkisë Korçë iu kërkua një kërkesë të re për informacion. Mirëpo, përgjigjja e këtij viti ishte e shkurtër dhe shterpë.

“Në lidhje me pistën e skive nuk kemi informacion”, pohon Bashkia e Korçës.

Asnjë shpjegim për fazën në të cilën ndodhet projekti, asnjë referencë për monitorimin e kushteve klimatike, asgjë për financimin ose për hapat e ndërmarrë.

Projekt me potencial, por pa drejtim

Ekspertët e turizmit e konsiderojnë prej vitesh këtë projekt si shumë të rëndësishëm për diversifikimin e ofertës turistike të Korçës, sidomos në sezonin dimëror.

Zak Topuzi nga Shoqata e Hoteleri-Turizmit ka theksuar se mungesa e pistave të skive është një nga boshllëqet më të mëdha që ka Shqipëria për sa i përket sporteve dimërore. Sipas tij, investimi në infrastrukturën e pistave është kusht i domosdoshëm për ndërtimin e resorteve dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm për 365 ditë. Por edhe pse potenciali ekziston, mungesa e një strategjie të qartë, e financimit dhe e prioritetit institucional ka bërë që projekti të mbetet në letër. Edhe më problematike është fakti që këtë vit, Bashkia nuk ka më as informacion bazë për nismën.

Përfundim

Duke nisur nga viti 2015, kur Filo premtoi për herë të parë ndërtimin e një kompleksi turistik dhe një piste skish, e deri te vitet e fundit kur projekti u paketua me imazhe 3D, premtimi ka kaluar nga një fazë në tjetrën pa asnjë hap konkret. Pas verifikimeve të vazhdueshme, dhe sidomos pas deklaratës së këtij viti ku Bashkia thotë se “nuk ka informacion”, Faktoje e kategorizon sërish këtë premtim si të pambajtur./Faktoje.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?