Ermal Beqiri kapet në Francë, policia jep detaje zyrtare! Si u vu në pranga biznesmeni
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga Çerkeza, në Tiranë, ku qytetarët raportojnë djegien ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të marte në një a...
Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, ka dëshmuar në procesin gjyq&eu...
Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese të Rajonit të Atikës ka çuar në sekuestrimin e 6.2 tonëve pro...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish çështjen e Vladimir Vladimirov, administrator i një prej shoqërive nën h...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi, duke theksu...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor n&eum...
Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e Kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbol...
Një episod dhune i regjistruar paraditen e së shtunës (30 maj 2026), gjatë protestës në zonën e Zvërnecit, ka qënë kryefjala e mediave.
Persona të maskuar kanë tërhequr zvarrë dhe kanë dhunuar protestuesit, të cilët kanë dalë për të kundërshtuar ndërtimin e resortit gjigand turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, lidhur me investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.
Sipas dëshmive nga vendngjarja, rojet private të maskuar si mafiozë kanë goditur fillimisht me grushte protestuesit dhe më pas i kanë tërhequr zvarrë, siç mund të shihet dhe në foton më sipër.
Po kush janë rojet të veshur si mafiozë?
Personat e maskuar që kanë dhunuar protestuesit janë identifikuar si punonjës të kompanisë “Major Security”, ndërsa mes tyre është identifikuar edhe një ish-polic i Erion Veliajt.
Bëhet fjalë për Gazment Vathin, një emër i njohur për publikun e Tiranës nga një episod i bërë publik në media rreth tetë vite më parë, kur ai ushtronte detyrën si punonjës i Policisë Bashkiake në kryeqytet.
Në vitin 2018, emri i tij u përmend gjerësisht në media pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej gjatë një aksioni ndaj një shitësi ambulant kokoshkash. Pamjet e asaj kohe ngjallën debat publik dhe reagime të shumta, pasi shumë qytetarë e konsideruan veprimin si të padrejtë ndaj një personi që siguronte të ardhurat e familjes së tij përmes shitjes ambulante.
Tetë vite më vonë, emri i Vathit rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Në videot e shpërndara nga protesta e pretenduesve të pronave në Zvërnec, ai shfaqet mes punonjësve të sigurisë private të kompanisë “Major Security”, të cilët u përfshinë në përplasjet me protestuesit.
Po ashtu një tjetër roje i kësaj kompanie, që është përfshirë në episodet e dhunës është identifikuar si Gerald Biba (Geri), i njohur si ish-truproja i reperit Noizy.
Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentet e tensionit, ndërsa qytetarët pretendojnë se ai ka goditur protestuesit me gurë gjatë përplasjes. Emri i tij është bërë menjëherë objekt diskutimi në rrjetet sociale për shkak të profilit të njohur publik.
Çfarë thotë policia për ngjarjen?
Lidhur me ngjarjen policia thotë se ka arrestuar ish truprojën e Noizyt, ndërsa ka proceduar penalisht dy punonjës të tjerë të kompanisë “Major Security”.
Sipas njoftimit zyrtar, 3 rojet private akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
“Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Hetim zinxhirit drejtues të policisë
Lidhur me zhvillimet e mësipërme policia thotë se ka nisur hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e protestës së zhvilluar ditën e djeshme.
Ndërkohë një ditë më parë është pezulluar nga detyra edhe Drejtori i policisë Vlorë Elidon Çela, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Skënder Hita.
Sipas njoftimit, në lidhje me protestën e djeshme, u bë një raportim i gabuar nga Policia e Vlorës, e cila tha se një qytetar ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit.
Ekspertët e mjedisit dhe urbanistët i konsiderojnë të paligjshme punimet në Pishë-Poro-Nartë, të kryera pa një Vler...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, në autostradën Lushnjë-Fier, në dalje të...
Një i ri shqiptar ka humbur jetën, tetë muaj pasi u përfshi në një aksident të rëndë me motor në ishullin e Ro...
Policia e Shtetit ka arrestuar punonjësin e shoqërisë private të sigurisë që u filmua duke goditur një protestues gjatë ...
Koncerti i këngëtarit të njohur ndërkombëtar, Kanye West, në Tiranë nuk po shihet më vetëm si një ngjarje muzi...
Në kursin e këmbimit valutor sot (31 maj 2026), një dollar amerikan, blihet me 81.3 lekë dhe shitet me 82.3 lekë. Euro, blihet me 95...
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohen nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira t...
Në një video të mbërritur në redaksinë e Piranjave shihen pamje mjaft shqetësuese, teksa një qytetar është f...
Një nga rojet private që dhunoi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec, është arrestuar mbrëmjen e sotme. Më he...
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur pak momente më parë në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku një e moshua...