Një ish-polic dhe shqiptaro-amerikani/ Çfarë ndodhi në jahtin e ndaluar në Palasë pas të shtënave me armë zjarri

Një ish-polic tashmë biznesmen tejet i njohur, pronar i një kompanie udhëtimesh, dhe një shtetas shqiptaro amerikan, janë dy të ndaluarit kryesorë për autorësinë e të shtënave me armë zjarri në jahtin e ndaluar tashmë nga Policia Kufitare dhe Delta Force. Bëhet fjalë për Astrit Gjonpalaj, pronar i Globus Travel dhe Astrit Meta, të cilët janë shoqëruar në Polici për ngjarjen.
Të dy kanë qenë në jaht në momentin që është qëlluar me armë zjarri dhe më pas janë larguar me gomone. Sa kanë shkelur në kontakt me tokën janë ndaluar nga Policia, që menjëherë ka bërë shoqërimin e tyre dhe gjetjen e jahtit.
Ajo që është ende e paqartë janë rrethanat dhe arsyet e të shtënave në pikun e sezonit turistik në një zonë tejet të frekuentuar siç është Palasa.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tmerr në Palasë/ Plas arma në një jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Policia jep detaje

Të shtëna në një festë luksoze në jaht, dhjetëra policë zbarkojnë në Dhërmi

Lufta me flakët, shqiptarët në Greqi rrëfejnë tmerrin: Pamë njerëz të djegur

Pushimet kthehen në tragjedi, 49-vjeçari ndërron jetë në plazhin e Pishporos

Viola Haxhiademi e KESH i jep pa garë 5.4 milionë euro Petroliferës për lëndën djegëse për “Tigrat” në Vlorë?!

Nis gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, KLP verifikon 4 kandidaturat

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagoset 1 person

Përdorimi i telefonit në timon "fundos" shoferët, mbi 12 mijë gjoba në Tiranë gjatë javës





