AKTUALITET

Një muaj në “kryeqytetin e vrasjeve në botë” në kërkim të trafikantëve. Si bandat ekuadoriane u ofruan shqiptarëve atë që u mungonte

Piranjat Përditësimi i fundit 28 August 2026, 23:27

Një muaj në “kryeqytetin e vrasjeve në botë”

Në episodin më të fundit të “On The Case”, drejtuesi Alex Matthews i bashkohet ish-redaktori i krimeve të Daily Mail, Stephen Wright, për të diskutuar mbi “detyrën më të rrezikshme” të karrierës së tij, gjatë së cilës ai qëndroi për afro një muaj në Ekuador.

Wright vizitoi qytetin portual të Guayaquilit në Amerikën e Jugut në fund të vitit 2022, për të hetuar lidhjet e tij me trafikun e kokainës drejt Britanisë. Gjatë dekadës së fundit, bandat shqiptare ishin bashkuar me grupet e krimit të organizuar ekuadorian, për të trafikuar drogë drejt Evropës nga ky qytet.

Kokaina prodhohet në vendet fqinje, Kolumbi dhe Bolivi, dhe më pas transportohet drejt Guayaquilit për t’u dërguar me anije drejt destinacioneve të ndryshme.

Siç shpjegon gazetari, ndryshimet në rregullat e qëndrimit në Ekuador ua bënë më të lehtë shqiptarëve të siguronin pasaporta dhe të vendoseshin në vend, duke u paraqitur si biznesmenë të ligjshëm.

“Duke lëvizur me taksi ose me makinat e njerëzve që na ndihmonin në terren, duke ecur në rrugë ndërsa një motor të afrohet nga pas, mund të fillosh të ndihesh disi i shqetësuar”, tha Wright.

“Jeta atje është e lirë dhe nuk e di se kë mund të kesh mërzitur apo zemëruar. Në shkrimin tim për Daily Mail, shkrova se një gjykatës mund të vritej me pagesën e ekuivalentit të vetëm 4 mijë paundëve.

“Për ta vënë këtë në kontekst, në Britani, imagjinoj se çmimi fillestar për porositjen e vrasjes së një gjykatësi do të ishte mbi 250 mijë paund, për shkak të rrezikut.

Gjatë qëndrimit në Guayaquil, Wright intervistoi një anëtar të një bande lokale, një prokuror shteti dhe kreun e atëhershëm të antidrogës në Ekuador, Pablo Ramirez. Ai intervistoi gjithashtu një ish-trafikant droge në Brighton, i cili kishte punuar për bandat shqiptare, për të krijuar një ide të plotë mbi të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Wright tregon se intervista me kreun e atëhershëm të antidrogës në Ekuador, Pablo Ramirez, e bëri të ndihej i shqetësuar.

Ai tha:

“Gjatë udhëtimit takova një zyrtar shumë të lartë të forcave të rendit, për të cilin kisha dyshime. Më vonë, këto dyshime rezultuan të bazuara.

“Ai më pyeti se në cilin hotel po qëndroja. Arrita t’i jepja një përgjigje të paqartë dhe ta devijoja bisedën drejt një teme tjetër. Nuk u ndjeva rehat për arsyen se përse ai person donte të dinte se në cilin hotel ndodhesha.

“Ai individ u arrestua më pas, u akuzua dhe u shpall fajtor në lidhje me krimin e organizuar. Ai u dënua me nëntë vjet e katër muaj burg.

“Është një vend i rrezikshëm dhe duhet të tregohesh shumë i kujdesshëm. Do të ishte e dobishme të kisha edhe sy pas koke.”

Një muaj në “kryeqytetin e vrasjeve në botë”

Ramirez u arrestua në dhjetor 2023 dhe u shpall fajtor për krim të organizuar, pasi kishte favorizuar një trafikant droge të burgosur gjatë kohës që drejtonte shërbimin e burgjeve të vendit. Ai u dënua në nëntor 2024.

Bandat ekuadoriane u dhanë shqiptarëve diçka që u mungonte: lidhjet lokale për të korruptuar punëtorët e porteve dhe për të futur kontejnerët në anije.

Wright foli me një burrë, të cilin ndërmjetësi i tij e identifikoi si anëtar të Latin Kings, një prej bandave që veprojnë në Guayaquil.

I njohur vetëm me emrin Junior, ai pranoi të fliste me kusht që identiteti i tij të mos bëhej publik dhe të mos fotografohej. Për transmetim, zëri i tij u ndryshua.

Një muaj në “kryeqytetin e vrasjeve në botë”

Wright shpjegoi se si funksiononte ky bashkëpunim:

“Ekuadori është si një pikë tranziti”, tha ai.

“Grupet e krimit të organizuar nga Shqipëria panë një mundësi dhe e shfrytëzuan atë pa mëshirë.

“Ata u bashkuan me bandën e Juniorit për të lehtësuar ryshfetin dhe korrupsionin e personave që punojnë në porte… Shqiptarët arritën të krijonin një pikëmbështetje te bandat lokale dhe, në të vërtetë, kjo funksionon për të dyja palët.” /PiranjatNews/

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?