Një tjetër Jet Ski rrezikon pushuesit, ndëshkohet drejtuesi me gjobën e "kripur"

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në zonën e Ksamilit, duke rrezikuar pushuesit.
Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare përgjatë vijës bregdetare, me fokus garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.
Gjatë kontrollit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Bar Bistro”, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues Jet Ski brenda perimetrit të sigurisë, në një zonë ku ndodheshin pushues.
Pas përfundimit të procedurave administrative, mjeti lundrues është bllokuar, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet P. S., është ndëshkuar me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj.
Policia e Shtetit u ka bërë apel përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, për të shmangur rrezikimin e jetës së pushuesve.
Kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë me intensitet, me fokus parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë në det.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kodi i ri Rrugor/ Nga heqja përfundimtare e patentës te gjobat 60 mijë lekë, cilat janë rregullat që kanë hyrë në fuqi

“Në shtator Parlamenti do të jetë i popullit”/ Aktivisti Edison Lika: Deputetët as mos të nisen për të shkuar atje

Divjakë/ Banorët për të 11-n ditë protestë kundër bashkimit me Lushnjën

Aktivisti: 72 ditë rezistencë, protesta më e bukur që ka parë Shqipëria

Zhduket i moshuari italian në jug të Shqipërisë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zhupa: Turistët dalin nga deti me njolla vaji në trup, Bashkia Vlorë me pushime

Mos u nisni! Bllokim total trafiku në autostradën Tiranë-Elbasan

Protesta në ditën e 72, thirrja e qytetarit: Të merret shembulli i Poliçanit, të digjen teserat e PS





