AKTUALITET

"Një ushtar i Ramës që i skadoi afati", Çollaku zbulon çfarë fshihet pas arrestimit të Ergys Agasit

Piranjat Përditësimi i fundit 28 August 2026, 18:55
"Një ushtar i Ramës që i skadoi afati", Çollaku

Arrestimi i Ergys Agasit nuk është asgjë më shumë sesa një "komedi" dhe një dorëzim i kontrolluar, theksoi gazetari Basir Çollaku gjatë një analize të detajuar televizive në studion e Syri Tv me gazetaren Armela Ferko.

Në një kohë kur buja mediatike është e fokusuar tek aksioni policor, prapaskenat e kësaj ngjarjeje fshehin përmasa shumë më të frikshme që prekin majat e pushtetit.

Çollaku thotë se ky arrestim vjen si një lëvizje e detyruar dhe e stisur për të shfokusuar vëmendjen nga disa ngjarje vërtet tronditëse që po vijnë nga ndërkombëtarët. Bëhet fjalë për dosje voluminoze të ardhura nga Belgjika dhe Franca, të cilat përmbajnë biseda të dekriptuara nga rrjetet Sky ECC dhe EncroChat e ku del qartësisht emri i kryeministrit, si ‘pjesë" në pazaret e grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Pjesë nga intervista

Ajo që shoh unë në këtë arrestim dhe këtë zhurmë me regji të fortë mediatike qeveritare dhe policore, ka të bëjë me atë çfarë nuk thuhet, atë çfarë le duhet të lexojmë përtej kësaj ngjarjeje, përtej atyre dosjeve të tjera që po vlojnë, po ziejnë dhe po kryhen veprime, e  që në fakt në vëmendjen e opinionit publik kanë më pak hapësirë sesa meritojnë. Unë do të përmendja pikërisht dje, tre lajme do të thoja shumë të rëndësishme që unë them e kanë detyruar Ramën të prodhojë këtë arrestim.

Kishim në Belgjikë pra në një seancë gjyqësore, është një çështje që është edhe këtu, ka shkuar në gjykatë edhe këtu, ku një nga krerët e grupeve kriminale të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, nënofkën Sinko, në përgjime, del emri i kryeministrit. Dhe nuk del emri i kryeministrit se kush është kryeministri që e prisni, por kryeministri ka pjesë.

Dhe përveç kësaj, është një nga fjalitë që thuhet ka pjesë. Ka dhe pjesë të tjera përgjimi natyrisht, që e thellojnë dhe e zbërthejnë se ku është pjesa, kush e kërkon, kush e jep dhe kush e merr.

Ne e kemi përmendur shumë shpesh herë, ka shumë përgjime. Emri i Edi Ramës, i Taulant Ballës, i Ballukut, përmenden në 80% të lëndës së përgjimit.

Drejtësia franceze lë në arrest me burg Ermal Beqirin, ortakun e Ergys Agasit...

Kemi edhe Zvicrën... Pra është ajo që ju e keni bërë lajmërim, Zoti Peka ka bërë intervistën e lajmëruar me shtatë shtator me Arben Ahmetajn. Ku janë lajmëruar le të themi dy-tre histori vërtet të rënda, me përgjime. Ku sërish kryeministri është pjesë.

Në këtë histori unë shoh një prokurinë e posaçme të dështuar. Përse? Kur ty të del kryeministri në përgjime jo vetëm një herë, por disa herë në proces gjyqësor, në një sallë gjyqi në Belgjikë, në Francë, në Zvicër e kudo ndodh në Bashkimin Europian. Po njëkohësisht, ti si kryeministër je në dy iniciativa të Kongresit Amerikan për t'u hetuar. Edhe nga republikanët edhe nga demokratët. Herë e parë që qeveria shqiptare hyn në dy nisma në Kongresin Amerikan për t'u hetuar për trafik droge dhe për korrupsion. Në të gjithë këtë trysni, kanë një adresë të vetme, kanë një shënjestër: Kryeministrin e vendit Edi Rama, për trafik droge, për përfitime, për pastrim parash, për korrupsion, për lidhje me krimin e organizuar, për lidhje me mafian. Ne shkojmë arrestojmë një nga ushtarët e ushtrisë së pafundme që është Ergys Agasi... Një one-stop-shop, një sportel që i kishte të gjitha, të cilit i skadoi afati, i mori licenca...

Dorëzimi i Ergys Agasit është vetëm një thellim i komprometimit të institucioneve për mosveprim. Pasi tetë muajsh. Një njeri që është në Durrës, të sillet në Tiranë me taksi e paskan zbuluar, që qenka me fuoristradë. Pra ky zelli big brother-i i policisë së shtetit... Por ata duhet të kenë parasysh se në këtë duelin e filmimeve të fotove Agasi është më i fortë se policia e shtetit. Dhe se prokuroria. Në arkivin e tij ka shumë më tepër materiale, për shumë drejtues qoftë të policisë, të prokurorive, të parlamentit dhe të qeverisë nga sa i mban. Ka një numër të madh njerëzish të kompromentuar në këtë histori. Por puna nuk është Ergys Agasi. Është Edi Rama. Është Belinda Balluku, është Taulant Balla, është ky ekip kriminal mafioz i dokumentuar, i provuar nëpër ato dosje. Sigurisht që i provuar.

Edhe aktiviteti i tyre kriminal, electoral, edhe i provuar nëpër dosje, që janë në SPAK.

Rama është në hall të madh penal individualisht. Njëkohësisht është edhe një frikë individuale fizike. Këto kontrata miliardëshe që ka me banditët, me kriminelët, ata nuk zgjidhen thjesht me fjalë. Nëse i ke mbajtur premtimet, nuk u jep paratë, dhe nuk u jep fjalë për histori qindarkash por, histori miliardash dhe histori qindra milionë eurosh.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?