Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së
AKTUALITET

Njihej si “kimisti” – U kap në Kolumbi, GJKKO lë në burg kolumbianin Samir Rosales Rodriguez! Do të vuajë 14 vite për laboratorin e Frakullës

P
Piranjat 8 August 2026, 10:05 · 1 min lexim
Njihej si “kimisti” – U kap në Kolumbi, GJKKO lë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodriguez. Ky i fundit u soll në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë pas hetimeve të SPAK-ut për laboratorin e kokainës në Frakull.

Samir Rosales Rodriguez, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kimisti”, konsiderohet nga struktura e posaçme si një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në përpunimin e lëndës narkotike në Frakull.

Ai arriti të largohej nga Shqipëria menjëherë pas finalizimit të operacionit antidrogë, por pas kërkimit ndërkombëtar u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi. Pas përmbylljes së procedurave, ai u solli në vendin tonë ku tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.