Me urdhër të Ramës, Mali i Zi bllokon emigrantët shqiptarë në kufi, protestuesit marshojnë drejt ambasadës
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...

Reper i njohur Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut, duke zbardhur zanafillën e konfliktit me Kleviol Ahmetin (“Cllevio”).
Rajku deklaroi se shpërthimi me tritol në lokalin dhe biznesin e tij në Durrës erdhi pas një përplasjeje fizike që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë, kur Ahmeti kishte shkuar i shoqëruar nga 20 persona për ta kërcënuar.
Sipas dëshmisë, Ahmeti është një “fans i fiksuar” që kërkon vëmendje me çdo kusht përmes rrjeteve sociale, ndërsa shtoi se pas tritolit, ai ka paguar persona nga Vlora për t’i djegur edhe një automjet.
Lidhur me kreun e grupit kriminal, Laert Haxhiun, Noizy sqaroi se nuk ka pasur njohje dhe emrin e tij e ka dëgjuar vetëm pasi rasti u bë publik.
“Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës. Kam qenë në të njëjtën pallat ku u vendos eksplozivi, kam patur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë , dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi kuptova që diçka ndodhi. Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv. Më doli gjumi zbrita poshtë, ishte babi im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja. Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat , por në një kat më sipër. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 03.00-04.00, unë u zgjova në orën 09.00. Ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë. Kam një firmë rrobash dhe një lokal, të dy pronat janë të miat.
Pashë komshinjtë, polici pa fund dhe kishte plasur një tritol. Hyrja ishte komplet e shkatërruar dhe në kat të parë dhe në kat të dytë. Ishte shkaktuar një gropë e madhe në tokë nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet. Një hamendësim e kisha se kush e kishte bërë. Më ndodhi një problem një natë përpara te një tjetër lokal që kam në Durrës, me një person që është i fiksuar , sjelljet e një fansi të fiksuar… Po nuk i dhe vëmendje bëhet agresiv dhe sjell problemin deri tek shtëpia. Kur shan dhe kërcënon në rrjetet sociale ai të vjen dhe deri tek shtëpia. Kleviol Ahmeti është personi, sharjet që nga 2019 nuk janë ndalur asnjëherë.
Njohje me Kleviolin nuk kam patur asnjëherë, as bashkëpunime. Është i fiksuar me mua, kërkon me sesben vëmendjen time. Do të bëhet shok me mua, ndërkohë që unë s dua të bëhem shok me të. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit të atij me mua. Nuk e di a e njihni, por del në Tik Tok dhe shan të gjithë botën.
Ai e ka kuptuar që merr vëmendje kur përmendet “Noizy” dhe nuk e ka ndalur asnjëherë këtë gjë. Është një i çmendur pas meje. Më erdhi në lokal një ditë perpara shpërthimit për tu sqaruar demek, vjen me 20 vete. Fjala e parë që thotë është “Ku është ai legeni”. Futet brenda , dalim jashtë dhe pastaj ndodh një konflikt fizik te shkallët e lokalit. Të nesërmen ndodhi tritoli.
E kam takuar më përpara, ka ardhur me një shokun e vet per tu sqaruar kur unë isha me familjarët e mi. Kur dolëm nga lokali filloi prap avazin duke më sharë. I thotë vetës artist, ka bërë disa këngë. Ai bën shumë gjëra, por nuk bën asgjë. Ishte live Tik Tok gjatë gjithë kohës, tregonte armë në video, e dija që po vinte. Nuk njihja askënd nga ata që shoqërohej Klevioli.
Erdhën me makina, me 5 të tilla. U largua me makinë pastaj, ishte pasagjer. Prezenca e tij në pronën e tij duke më ofenduar mua, sharjet, u bënë shkak për nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe më tha “Do të qëroj o pederast”. Kur erdhi në pronën time, unë e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda. Pas kësaj ngjarje, ai më dogji edhe një automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dalë nga burgu. Iku në Dubai pagoi disa çuna nga Vlora dhe më dogjën makinën. Nga ana ime nuk ka situatë konfliktuale, nga ana e tij po. Për Laert Haxhiun nuk kam dëgjuar ndonjëherë, e dëgjova emrin e tij më mbrapa para 3 vitesh. E dëgjova kur u bë publik rasti im”, dëshmon Noizy.
Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi shkaktoi terror të armatosur në ambientet e një lokali në zonë...
Sistemi i burgjeve në Shqipëri duket se ka dështuar në misionin e tij thelbësor për rehabilitimin e të dënuarve, duke ...
Teksa Tirana prej tre ditësh oshëtin nga protestat, duket se jehona ka kapërcyer kufijtë duke ‘zgjuar’ shqiptarët që...
Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë për të pritur ngushëllime për ndarjen nga jeta t...
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:40, në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop. Sipas info...
Policia e Vlorës ka ndërmarrë veprimin e radhës në lidhje me incidentët që ndodhën në protestën e zhvilluar ...
Një shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Fondi të Italisë, pasi rezultonte i dënuar në mungesë p&eum...
SPAK ka vendosur zhbllokimin e llogarive bankare të shoqërisë “Albania Land Development”, në kuadër të hetimeve t&eu...
Një investigim tronditës nga tre mediat kryesore në Belgjikë, nga gazeta ‘Le Soir’, televizioni publik RTBF dhe revista &lsquo...
Një banor i Pogradecit i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar braktisjen e një kali në zon&...