Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

“Po vdesim për bukë”, apeli i nënës me tre fëmijë: Më ndihmoni të gjej punë

N
Nga Xhuljan Ferzaj24 February 2026, 12:09 · 2 min lexim
“Po vdesim për bukë”, apeli i nënës me tre

Një nënë e re me tre fëmijë në Divjakë, po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. 30 vjeçarja, Vjola Llapi është divorcuar dhe jeton me qira në një lagje të qytetit.

Ajo apelon për ndihmë ekonomike, pasi të ardhurat mujore që merr janë të pamjaftueshme për të përballuar blerjen e ushqimeve dhe qiranë.

“Herë punoj e herë jo, kam tre fëmijë të moshës 10, 8 dhe 6 vjeç. E zonja e shtëpisë ka rritur qiranë e ka çuar 15 mijë lekë dhe nuk kam mundësi ta paguaj, do të më nxjerri jashtë. Iki tek Bashkia Divjakë për të kërkuar punë dhe më sugjerojnë të punoj në tokat e Divjakës, por nuk ka punë çdo ditë.

Jam në hall të madh, tre fëmijët i kam pa bukë, po qajnë. Unë kam mbetur në mes të katër rrugëve, edhe një javë afat kam nga e zonja e shtëpisë.

Bashkia më jep asistencë sociale 15 mijë lekë dhe me ato nuk laj dot as qiranë, më duhet punë. Ju lutem bëni diçka për të më ndihmuar”, tha Vjola për Piranjat News.

30 vjeçarja tregoi se është e sëmurë, dhe nuk ka lekë të blejë ilaçet e nevojshme. Ajo i bënë thirrje çdo qytetari, biznesi apo institucioni ta ndihmojnë me punësim dhe të ardhura për të përballuar shpenzimet mujore./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.