Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

“Nuk dal, do dogjem bashkë me shtëpinë” –Zjarrfikësi rrëfen sekondat dramatike nga shpëtimi i të moshuarës te kompleksi"Arlis"

P
Piranjat16 April 2026, 11:00 · 2 min lexim
“Nuk dal, do dogjem bashkë me shtëpinë”

Zjarrëfikësi Jonus Murataj ka rrëfyer detajet e një prej ndërhyrjeve më dramatike të karrierës së tij, shpëtimin e një gruaje të moshuar nga banesa e saj e përfshirë nga flakët në katin e pestë.

Mes tensionit dhe rrezikut, momenti më i vështirë ishte përballja me refuzimin e saj për t’u larguar, duke thënë se "më lër të digjem me shtëpinë".

Duke përshkruar operacionin, zjarrfikësi shpjegoi se ndërhyrja kërkonte një personel të specializuar për operimin e autoshkallës në lartësi. Pasi arriti në ballkonin e katit të pestë, ai u përball me një tjetër rrezik: vetrata e xhamit ishte gati duke u shkërmoqur nga temperaturat e larta.

"Autoshkalla zjarrfikëse ka personel specializuar, nga lartësitë. Jo çdokush mund të zbresë në autoshkallë. Pra, dhe në momentin që mbrita në në ballkonin e katit të pestë, e zonjës pashë që ballkoni kishte me një vetratë xhami.

Po të shikoni edhe pamjen, dhe xhami nga temperaturat edhe pëllcet. Autoshkallën e vendosëm. Kalova brenda për nga atë, e gjeta zonjën në mënyrë shoku. Dhe i thashë, hajde se do dalim.

"Nuk dal,"- tha, "do digjem bashkë me shtëpinë."

Kjo, siç e thashë dhe kryeherës, kjo adrenalinë e shërbimit, jemi njerëzorë mbi të gjitha. Ishte mundi i saj. Nuk dija kush ishte personi. Unë kisha përballë njeri që fatmirësisht ishte e gjallë. Në atë moment e kam përqafuar zonjën.

I thashë që, shtëpinë do ta shpëtojmë nga flakët. Shtëpia do rikuperohet, pra, edhe po të digjet do ta rikuperojmë, por jetën tënde ne nuk e kthejmë dot më.

Dhe ti do marrësh helmetën time në kokë, mos bie ndonjë diçka nga koka. E kam marrë për qafe.

Aty mora vesh që zonja kishte dhe probleme shëndetësore. Aty për një moment, zjarrfikësit i vijnë shumë gjëra në kokë.

Prandaj pak më parë thashë, nuk ka protokoll të caktuar", u shpreh Murataj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.