AKTUALITET

“Nuk dija të notoja”/ Shqiptarja tregon momentet kur burri e hodhi në kanal me makinë

Piranjat Përditësimi i fundit 20 August 2026, 19:47
“Nuk dija të notoja”/ Shqiptarja tregon momentet kur burri e

Një debat mes një çifti shqiptarësh në Katolika të Riminit ka përfunduar me arrestimin e një 46-vjeçari, i cili dyshohet se tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e hedhur makinën në ujërat e kanalit të portit.

Ismail Picari, baba i dy fëmijëve, ndodhej në automjet së bashku me bashkëshorten 40-vjeçare kur makina përfundoi në ujë pasditen e 19 gushtit. Dy persona që panë skenën u hodhën menjëherë në kanal dhe ndihmuan gruan të shpëtonte, shkruajnë mediat italiane. 

Sipas hetimeve, gruaja arriti të hapte bagazhin e makinës që po fundosej, pasi e goditi vazhdimisht mekanizmin. Ajo nuk dinte të notonte dhe u nxor nga uji nga personat që ndërhynë për ta shpëtuar. Ndërkohë, bashkëshorti i saj dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes. Prokuroria italiane po e heton ngjarjen si tentativë vrasjeje . Gruaja ka dëshmuar se, pasi automjeti ra në ujë, bashkëshorti e kishte kapur nga qafa.

“Në ujë ndjeva duart e tij në qafë”, ka rrëfyer 40-vjeçarja para hetuesve.

Dyshimet janë shtuar edhe për shkak të historisë së mëparshme të dhunës në çift. Vetëm dy ditë para ngjarjes, më 17 gusht, Picari ishte arrestuar pas dyshimeve se kishte dhunuar bashkëshorten në banesë. Sipas dëshmive të mbledhura nga karabinierët, gjatë shoqërimit ai e kishte kërcënuar gruan se do ta vriste sapo të lirohej.

Pas lirimit, sipas hetuesve, ai e kishte sulmuar sërish.

Në ditën e ngjarjes, çifti kishte shkuar drejt portit pasi 46-vjeçari i kishte kërkuar bashkëshortes ta shoqëronte në bankë për të ndarë llogaritë e përbashkëta. Mes tyre kishte nisur një debat, i cili dyshohet se përfundoi me makinën që u drejtua drejt kanalit.

Në hetim është marrë edhe vajza e çiftit, e cila ka treguar se babai kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së saj prej kohësh. Pas ngjarjes, ajo ishte nisur drejt portit pasi kishte lokalizuar automjetin dhe kishte gjetur të ëmën nën kujdesin e ekipeve të emergjencës.

Pas disa orësh në arrati, Picari u lokalizua nga autoritetet dhe u arrestua. Ai ndodhet në burg, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?