AKTUALITET

“Nuk e mendova kurrë se do të më tradhtojnë në këtë mënyrë” / Shqiptari spiunoi për SHBA-në, tani duan ta deportojnë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 August 2026, 14:10

“Nuk e mendova kurrë se do të më tradhtojnë në

Administrata e presidentit Donald Trump po përpiqet të dëbojë nga Shtetet e Bashkuara një shqiptar të Kosovës që e përshkruan veten si ish-agjent të CIA-s, i cili pas sulmeve të 11 shtatorit depërtoi në radhët e Al-Qaeda-s dhe fitoi të drejtën për të qëndruar në SHBA pasi ndihmoi në dënimin e terroristëve.

Agjentët e Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) arrestuan Blerim Skoron, me origjinë nga Kosova dhe baba i tre fëmijëve, jashtë një zyre emigracioni në New Jersey, ku ai kishte shkuar në fillim të këtij muaji për të rinovuar dokumentacionin.

Avokatët e tij i janë drejtuar një gjykate federale për të ndaluar dëbimin, duke argumentuar se 55-vjeçarit Skoro i ishte premtuar leje qëndrimi pas viteve të tëra pune të rëndësishme si “agjent i CIA-s”. 

Skoro, i cili punon si taksist në Staten Island të New Yorkut dhe ka bashkëshorte e fëmijë amerikanë, kishte përfituar në vitin 2022 shtyrjen e urdhrit të dëbimit, për shkak të rrezikut se mund të kapej dhe torturohej nga terroristët nëse largohej nga SHBA-ja.


Vendimi ishte marrë pjesërisht edhe për shkak të ndihmës që Skoro kishte dhënë për arrestimin e anëtarëve të Al-Qaeda-s, Al-Shabaab dhe Hezbollahut, pretendojnë avokatët e tij.

Tashmë ai ka frikë se qeveria amerikane, për të cilën thotë se ka vënë jetën në rrezik, do ta kthejë në Kosovë, ku sipas tij mund të bjerë në duart e personave që kërkojnë ta vrasin.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të më tradhtonin në këtë mënyrë”, tha ai për CBS News në një intervistë telefonike nga Qendra e Paraburgimit Elizabeth në New Jersey. “Ju lutem, nëse duhet të vdes, dua të vdes në këtë vend, në mënyrë që fëmijët e mi të mund të më varrosin.”

Marrëdhënia e Skoros me zyrtarët e inteligjencës amerikane nisi kur ai u burgos për trafik droge në vitin 2000, sipas dokumenteve të FBI-së.

Ai thotë se në atë periudhë po përpiqej me vështirësi të siguronte jetesën për fëmijët dhe prindërit e tij refugjatë, pasi familja ishte larguar nga konflikti në Kosovë gjatë viteve ’90. Skoro u kap duke transportuar heroinë jashtë vendit për llogari të një grupi kriminal shqiptar.

I rritur si mysliman, gjatë vuajtjes së dënimit në një burg në Manhattan ai u afrua me një grup radikalësh islamikë, sipas dokumenteve të FBI-së, ku Skoro figuron si informator konfidencial. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ai pretendon se CIA iu afrua për të shfrytëzuar lidhjet që kishte krijuar me këtë grup.

Gjatë kohës që ndodhej në burgun federal FCI Allenwood në Pennsylvania, nga viti 2002 deri në vitin 2006, Skoro thotë se mblodhi informacione për FBI-në mbi persona të lidhur me terrorizmin, mes tyre Faysal Galab, pjesë e të ashtuquajturve “Lackawanna Six”, të cilët agjentët federalë i përshkruan si celulën e parë terroriste të brendshme në SHBA; Randall “Ismail” Royer, pjesë e rrjetit xhihadist të Virginia-s, i dënuar për organizimin e dhunës kundër trupave amerikane jashtë vendit; si edhe anëtarin e Hezbollahut, Junuz Fuaz. 

Dokumente të FBI-së të vitit 2004, të siguruara nga CBS News dhe pjesërisht të censuruara, e identifikojnë Skoron si informator në një hetim që kishte në shënjestër Osama bin Ladenin. Sipas dokumenteve, ai kishte dhënë në disa raste informacione “të përdorshme” dhe “të besueshme”, përfshirë të dhëna për një “kamp stërvitor në Siri”.

Skoro besonte se për shkak të bashkëpunimit do t’i reduktohej dënimi, por në vitin 2007 ai u dëbua në Kosovë. Ai pretendon se më pas CIA i kërkoi të depërtonte në Al-Qaeda nga Ballkani. Në SHBA u rikthye vetëm në vitin 2014, sipas një deklarate të mëparshme që kishte paraqitur në kuadër të çështjes së tij të emigracionit. 

Skoro pretendon se nga viti 2007 deri në vitin 2009 punoi nën mbulim brenda organizatës terroriste për llogari të CIA-s, duke udhëtuar në një kamp të ISIS-it në Siri dhe duke vepruar në Liban, Jordani, Pakistan, Egjipt dhe në Kosovë.

Fotografitë dhe videot që ai realizoi gjatë asaj periudhe e tregojnë në ambiente që duket se ndodhen në Lindjen e Mesme, në shoqërinë e terroristëve të njohur. Pamjet u përdorën në dokumentarin e vitit 2024, “The Accidental Spy”, si dhe në një episod të “The Shawn Ryan Show” në YouTube vitin e kaluar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?