AKTUALITET

Nuk iu bindën policisë dhe shtypën gazin, dy shqiptarët përfundojnë në pranga në Itali

Piranjat Përditësimi i fundit 14 August 2026, 17:26
Nuk iu bindën policisë dhe shtypën gazin, dy shqiptarët

Një ndjekje policore në rrugët mes San Mauro Pascoli dhe Bellaria Igea Marina në Itali ka përfunduar me arrestimin e dy të rinjve shqiptarë.Shoferi i një Peugeot 208 nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe gjatë arratisjes krijoi situata rreziku për këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të automjeteve. Ngjarja nisi pasi policia lokalizoi një Peugeot të zi, për të cilin kishte dyshime se mund të përdorej për shpërndarjen e drogës.

Efektivët tentuan të kontrollonin automjetin dhe personat që ndodheshin brenda, por drejtuesi shtypi gazin dhe u largua në drejtim të San Mauro Mare.

Pak më tej, një tjetër patrullë i dha sinjal për të ndaluar. Edhe këtë herë shoferi nuk iu bind urdhrit dhe vijoi arratisjen në drejtim të Bellarias.

Arratisja mes këmbësorëve

Ndjekja u zhvillua në rrugë ku kishte edhe qytetarë dhe familje që po shkonin drejt plazhit. Sipas policisë, mënyra e drejtimit të automjetit krijoi rrezik për personat që ndodheshin në rrugë.

Disa këmbësorë u detyruan të largoheshin drejt anës së rrugës pasi dëgjuan sirenat dhe panë makinën që po lëvizte me shpejtësi. Në një moment, një grua shtatzënë që ndodhej në vijat e bardha arriti të shmangte përplasjen duke u larguar me shpejtësi nga trajektorja e automjetit.

Për shkak të rrezikut që po krijonte ndjekja, policët vendosën të ngadalësonin ndërhyrjen direkte. Më pas, me koordinimin e disa patrullave të Policisë së Shtetit në Cesenatico, Peugeot-i u ndalua dhe dy të rinjtë u arrestuan.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dy shkopinj me maja të mprehta. Për këtë arsye, ndaj dy shqiptarëve u ngritën akuza për shkelje të legjislacionit italian mbi armët, pasi mbajtja e tyre jashtë banesës pa një arsye të justifikuar është e ndaluar.

Shoferi, 25 vjeç, mbeti edhe pa patentë dhe pa lejen e qarkullimit. Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se ai ndodhej në Itali në mënyrë të parregullt, pasi i ishte refuzuar rinovimi i lejes së qëndrimit.

Hetimet vijojnë për të sqaruar edhe dyshimet fillestare të policisë lidhur me përdorimin e automjetit për shpërndarje droge.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?