“Nuk ka besë më për të!”, emigranti: Po iku Saliu, kryeministri s’duron dot një muaj

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 71-të, ndërsa mesazhet e qytetarëve që i janë bashkuar lëvizjes vijojnë të jenë të drejtuara kundër qeverisjes socialiste.
Një emigrant shqiptar që jeton në Itali ka folur, duke komentuar deklaratat e fundit të Ramës për “besën” që kërkon nga qytetarët.
Sipas tij, besimi i shqiptarëve është dhënë përmes votës dhe mandateve, por ai pretendon se kjo mbështetje është keqpërdorur dhe për këtë arsye nuk mund të kërkohet sërish.
Ai tha se vetë nuk ka votuar, ndërsa shtoi se ata që ia dhanë besën Ramës tashmë nuk kanë arsye për t’ia dhënë përsëri.
“Besa iu dha njëherë dhe, kur thyhet, nuk kërkohet përsëri. Shqiptarët ia dhanë mandatin, por ai e keqpërdori. Nuk ka më besë për të. Besë mund të ketë për dikë që vjen pas tij dhe bën diçka për vendin”, u shpreh emigranti.
Duke folur për zhvillimet politike në vend, ai bëri edhe një paralelizëm mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke pretenduar se përplasja mes tyre ka shërbyer si një mekanizëm që i mban të dy në skenën politike.
"Ata mbajnë njëri-tjetrin. Nëse Sali Berisha tërhiqet një hap, Edi Rama nuk zgjat as një muaj. Janë të lidhur me njëri-tjetrin si këmbët e një karrigeje”, tha ai.
Emigranti komentoi edhe argumentin e Ramës se mandati i tij është marrë nga vota e qytetarëve. Ai solli si shembuj figura historike si Benito Mussolini dhe Adolf Hitler, duke theksuar se vota nuk duhet të përdoret si justifikim për mënyrën e qeverisjes.
Në fund, ai tha se nuk kërkon përplasje apo dhunë, por ndryshim përmes protestës dhe presionit qytetar.
“Ne nuk duam që Shqipëria të derdhë gjak, por po derdh djersë. Shqipëria është në vuajtje dhe mjerim”, përfundoi ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Kristjan Sterjo që vrau shokun e fëmijërisë në Korçë, dilte si "hero" nga paraburgimi pas një plagosje me thikë

Situatë e rënduar në Kakavijë, radhë e gjatë kilometrike nga makinat që duan të kalojnë në Shqipëri

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 71-të, qytetarët marshojnë sërish sot drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Përleshja në burgun e Fierit/ Komisioni i Disiplinës vendos sot! Kërkohet largimi nga detyra i 6 efektivëve dhe pezullimi i 2 të tjerëve...

Të abuzosh edhe me të sëmurët mendorë – Jonaid Myzyri shkon te oferta e 5-të për pastrimin e “Ali Mihali” në Vlorë





