Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
AKTUALITET

“Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava”/ Dëshmia që tronditi Shkodrën dhe zbulon mentalitetin pas femicidit

P
Piranjat10 July 2026, 16:23 · 2 min lexim
“Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time

"Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava", ka qenë kjo deklarata e 62-vjeçarit Shtjefën Ziçit, pasi ekzekutoi me çifte gruan e tij 55-vjeçare Bardhe Ziçi. Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e të enjtejes në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës.

Autori punonte si taksist me makinën e tij private ndërsa bënte edhe furnizimin për dyqanin ushqimor ku shiste bashkëshortja e tij e cila mbeti e vrarë. Autori dhe e ndjera ishin prindër të dy fëmijëve, vajza pjesë e ushtrisë dhe djali në Zvicër.
Arma ishte me leje nga ana e autorit, teksa ishte mbushur me plumba nga vetë e ndjerë dy ditë para se të regjistrohej ngjarja. Shkak dyshohet xhelozia. 62-vjeçari i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij dhe pas kësaj ka krisur dhe arma në pragun e shtëpisë së familjes Ziçi.

“Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava”, është ndoshta pjesa më tronditëse e kësaj ngjarjeje, pasi nuk shpreh vetëm mohimin e fajit, por një mënyrë të deformuar të të menduarit ku vrasja e bashkëshortes shihet si një veprim brenda një “të drejte” personale.

Në këtë shprehje duket një mentalitet pronësie, ku gruaja nuk perceptohet si një person me vullnet, liri dhe të drejta të barabarta, por si dikush mbi të cilin burri pretendon kontroll absolut. Pikërisht ky koncept i gabuar i pronësisë mbi partneren, i kombinuar me xhelozinë dhe dëshirën për dominim, mund të çojë në normalizimin e dhunës më ekstreme.

Vetë mënyra se si autori e formulon krimin tregon një shkëputje nga ideja themelore se jeta e një gruaje nuk i përket askujt tjetër përveçse vetë asaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.