Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

‘Nuk kam dëgjuar që dikush të porosisë drogë te berberi’/ Gjykatësi belg ‘zë mat’ shqiptarin

P
Piranjat 8 July 2026, 12:51 · 4 min lexim
‘Nuk kam dëgjuar që dikush të porosisë drogë te

Gjykata e Anversës në Belgjikë shqyrtoi sërish çështjen e një 21-vjeçari, i cili në gusht të vitit 2024 u kap me mbi 140 gramë kanabis në makinën e tij. I riu shqiptar i tha gjykatësit se punonte si berber dhe se ofronte vetëm prerje flokësh, ndërsa një person e dërgoi papritur për të transportuar një ngarkesë me hashash dhe kanabis. Për faktin që në telefonin e tij kishte foto, video të drogës, para të thata dhe merrte edhe udhëzime, sipas tij kishte një shpjegim të thjeshtë: “Ai nuk është telefoni im.”

21-vjeçari Arlind K. ishte dënuar më 13 shkurt me 15 muaj burg dhe një gjobë. Megjithatë, ai nuk ishte paraqitur në gjyq, ndaj vendimi ishte dhënë në mungesë.

Tani ai ka kundërshtuar vendimin, duke kërkuar rigjykim.

Prokurori shpjegoi edhe një herë akuzat ndaj tij.

“Më 3 gusht 2024, K. u kap në flagrancë kur policia ndaloi automjetin e tij për një shkelje të rregullave të qarkullimit,” tha prokurori.

“Nuk bëhej fjalë për një shkelje të rëndë, por si K., ashtu edhe pasagjeri i tij, u shfaqën jashtëzakonisht nervozë. Pak më vonë u kuptua arsyeja: policët gjetën në makinë një sasi të konsiderueshme kanabisi dhe hashashi, përfshirë tre qese me gjithsej 140 gramë kanabis, të fshehura poshtë sediljes së shoferit”.

K. deklaroi në polici se nuk dinte asgjë për drogën.

Sipas tij, ishte pasagjeri ai që i kishte kërkuar ta çonte “deri aty”, dhe ai vetëm kishte pranuar.

Por kontrolli i telefonit të tij tregoi se prej disa javësh ai vepronte si korrier (runner) për një organizatë të trafikut të drogës. Ai merrte adresa ku duhej të dorëzonte lëndët narkotike.

Në telefon u gjetën gjithashtu foto dhe video të sasive të kanabisit dhe parave në dorë. Në njërën prej tyre, K. shihej qartë.

Prokurori tha se provat ishin të mjaftueshme dhe shtoi se K. kishte pak lidhje me Belgjikën, duke kërkuar që të konfirmohej dënimi i dhënë në mungesë.

Avokatja e tij dha një version tjetër.

“Klienti im, i cili punon si berber, u njoh rastësisht në rrugë me një person që i kërkoi t'i priste flokët dhe i ofroi 100 euro. Ai pranoi. Në momentin e takimit, klienti u paraqit me një makinë me qira dhe i tha se aty duhej ta priste. Më pas e pyeti nëse mund ta drejtonte pak makinën, sepse vetë kishte konsumuar shumë kanabis”.

Historia u duk e pazakontë, por avokatja argumentoi se nuk kishte prova të mjaftueshme që klienti i saj të konsiderohej korrier droge.

“Video ekzistojnë, por nuk ka asnjë provë që ai të ketë marrë ndonjëherë para për këtë aktivitet. Ai thjesht ishte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.”

Gjykatësi e pyeti nëse mesazhet ku K. merrte urdhra dhe adresa nuk ishin prova rënduese.

Përgjigjja nuk ishte e qartë.

“Unë punoj si berber,” tha ai përmes përkthyesit në gjuhën shqipe. “Madje kam krijuar edhe klientelën time në Antverp.”

Kryetari i trupit gjykues iu përgjigj: “Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që dikush të porosisë 140 gramë kanabis te berberi”.

“Por telefoni ku ndodheshin ato mesazhe nuk ishte imi. Ishte i pasagjerit. Dhe unë kam edhe pajisje që tregojnë se jam vërtet berber”.

Vendimi pritet të shpallet më 14 korrik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.