
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi dyshohet se morën me forcë një 28-vjeçar dhe e dhunuan, pas një konflikti për pagesat e dy automjeteve të marra me qira.
Sipas policisë, ngjarja nisi pas një kallëzimi nga babai i 28-vjeçarit, i cili deklaroi se djali i tij ishte marrë me forcë nga disa persona dhe ishte transportuar me automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë identifikuar dhe kapur pak minuta pas kallëzimit tre të dyshuarit: dy vëllezër, 28 dhe 22 vjeç, si dhe kushëririn e tyre 22-vjeçar.
Morën me forcë, në automjet, dhe dhunuan një 28-vjeçar, me pretendimin se nuk kishte paguar qiratë, për 2 automjete të marra në subjektin e tyre, arrestohen 2 vëllezër (administratorë të subjektit) dhe kushëriri i tyre.
Sekuestrohet automjeti në të cilin u mor me forcë, dhe u transportua nga Kruja në Lezhë, 28-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një 70-vjeçari, se djali i tij, 28 vjeç, ishte marrë me forcë, në automjet, dhe transportuar, nga disa shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan identifikimin, lokalizimin dhe kapjen, pak minuta pas kallëzimit, të 3 autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve R. M., 28 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, vëllezër, si dhe kushëririt të tyre, shtetasit E. M., 22 vjeç.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 3 shtetasit, me vetëgjyqësi, kanë marrë me forcë, në automjet, 28-vjeçarin, në një karburant në fshatin Derven, me pretendimin se ky i fundit nuk kishte paguar paratë, për 2 automjete të marra me qira, në subjektin që administronin 2 vëllezërit e arrestuar.
3 shtetasit e kanë transportuar 28-vjeçarin te në një karburant në fshatin Shënkoll, ku e kanë dhunuar dhe më pas e kanë lënë në rrugë.
28-vjeçari u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Korrik11:23
“Ndal policia!”/ Me tritol, granata dhe kapsolla detonatore me vete, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë (EMRI)
Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi u kap duke transportuar një sasi lëndësh shpërthyese dhe municionesh lu...
AKTUALITET
20 Korrik11:23
Mbyllet gara për 6 drejtues departamentesh në Policinë e Shtetit, 9 kandidatë në garë
Është mbyllur afati i aplikimeve për garën për drejtuesit e gjashtë departamenteve kryesore në Drejtorinë e Përgj...
AKTUALITET
20 Korrik10:27
Regjistrohen dy vatra zjarri në Prrenjas, shmanget rreziku për banesat
Dy vatra zjarri janë regjistruar gjatë orëve të fundit në territorin e Bashkisë së Prrenjasit, njëra në fshatin S...
AKTUALITET
20 Korrik10:17
Përfshihet nga flakët pylli i Iballes në Fushë-Arrëz, dyshohet se u ndez qëllimisht
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Iballe të Fushë-Arrëzit, mbi l...
AKTUALITET
20 Korrik10:03
Motorët e ujit, rreziku që 'pushton' bregdetin e Shqipërisë
Ndërsa aksidentet me mjete lundruese në plazhet shqiptare po shtohen, institucionet ende dështojnë të vënë përpara p&eum...
AKTUALITET
20 Korrik09:16
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqipta...
AKTUALITET
20 Korrik08:27
Sot seancë plenare në Kuvend, në Rend Dite vlerësimi i punës së një sërë institucioneve, përfshirë SPAK, KLGJ e KLP
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, ku deputetët pritet të shqyrtohen një sër...
AKTUALITET
20 Korrik08:17
Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2026
Vendi ynë ditën e hënë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e i nxehtë në...
AKTUALITET
19 Korrik23:52
Aksident i rëndë në Unazën e Re
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...