Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
AKTUALITET

Nuk morën masa ndaj pastrimit të parave dhe kontrollin e klientëve, BSH u heq licencën 83 zyrave të këmbimit valutor

P
Piranjat13 July 2026, 09:46 · 4 min lexim
Nuk morën masa ndaj pastrimit të parave dhe kontrollin e

Banka e Shqipërisë revokoi licencat e 83 zyrave të këmbimit valutor gjatë vitit 2025, pas kontrolleve që zbuluan mangësi në identifikimin e klientëve, monitorimin e transaksioneve, verifikimin ndaj listave të sanksioneve dhe raportimin e veprimeve valutore. Sipas të dhënave, numri i zyrave të këmbimit valutor zbriti nga 642 në 592 në fund të vitit 2025, shifra më e ulët që nga viti 2022.

Kontrollet ndaj zyrave të këmbimit valutor u intensifikuan gjatë vitit të kaluar, për shkak të ekspozimit të këtij aktiviteti ndaj parasë fizike dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me publikun. Sipas Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes 2025, për problematikat e konstatuara u morën masa administrative ndaj 201 zyrave, një zyre iu tërhoq vëmendja, ndërsa 83 zyrave iu hoq licenca.

Në të njëjtën periudhë u licencuan 33 zyra të reja, çka solli një ulje neto me 50 subjekte, ose rreth 7.8%, krahasuar me fundin e vitit 2024.

Kjo ishte rënia e parë e fortë pas një periudhe të gjatë zgjerimi, pasi numri i zyrave ishte rritur pothuajse në mënyrë të vazhdueshme nga 397 në vitin 2015 në nivelin më të lartë prej 642 zyrash në vitin 2024.

Mangësi në kontrollin e klientëve dhe transaksioneve

Gjetjet kryesore të mbikëqyrjes lidhen me mangësi në zbatimin e masave të vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar ndaj klientëve. Në disa raste mungonin sistemet e centralizuara për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, ndërsa kishte dobësi në dokumentimin e kontrolleve të klientëve kundrejt listave të sanksioneve.

Raporti evidenton gjithashtu probleme në ruajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e profilit të rrezikut të klientëve dhe monitorimin e vazhdueshëm të transaksioneve në përputhje me këtë profil. Në disa subjekte nuk evidentohej në sistem nëse klienti ishte me rrezik të lartë dhe mungonte kategorizimi sipas nivelit të rrezikut.

Problematika u konstatuan edhe në analizimin e burimit të fondeve, raportimin e transaksioneve në para fizike dhe zbatimin e procedurave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Banka e Shqipërisë gjeti raste ku subjektet nuk kishin dokumentuar verifikimet ndaj listave të personave të shpallur ose të sanksionuar. Në procedurat e brendshme mungonin gjithashtu përcaktimet për raportimin e menjëhershëm kur kishte dyshime për financim terrorizmi ose kur klienti rezultonte në një listë sanksionesh.

Mangësitë prekën edhe trajnimin e punonjësve. Në disa raste nuk kishte programe vjetore trajnimi për personat përgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave, trajnimet nuk zhvilloheshin vazhdimisht ose nuk ruheshin evidenca për kryerjen e tyre.

Fushata e mosraportimit solli 200 masa administrative

Një pjesë e madhe e masave u mor gjatë periudhës shkurt–mars 2025, kur Banka e Shqipërisë zhvilloi një fushatë për kontrollin e përmbushjes së detyrimit të zyrave të këmbimit valutor për të raportuar pranë saj.

Vetëm nga ky proces u morën 200 masa administrative për mosraportim, ndërsa në disa raste shkelja u shoqërua edhe me heqjen e licencës. Gjatë vitit u kontrolluan 26 zyra këmbimi valutor, përfshirë ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të mëparshme, ndërsa për një subjekt kontrolli u zhvillua së bashku me Autoritetin e Inteligjencës Financiare. /ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.