Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit
AKTUALITET

Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

P
Piranjat18 April 2026, 13:04 · 3 min lexim
Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në

Kur Edi Rama urdhëroi arrestimin e Fredi Bejlerit, shumë shqiptarë ndoshta u ndjenë të lehtësuar për shkak të akuzave që ishin hedhur mbi të kaluarën e politikanit minoritar.

Por eliminimi politik i Bejlerit duket se ishte pjesë e një plani kriminal për shkatërrimin e një prej perlave më të bukura të Shqipërisë duke ia dorëzuar atë kafshërisë së betonit. Tani plani u kompletua.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e disa kullave deri në 16 kate në Potam të Himarës.

Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në

Kompania përfituese e lejes është Eldino, e cila zotërohet nga Gabriela Dino. Kjo kompani është përfituese e disa lejeve në vende të mbrojtura, përfshirë 5 kulla poshtë digës së liqenit Artificial në Tiranë.

Por tashmë që përbindëshat e betonit mbërritën në Himarë, qeveria është praktikisht duke përmbyllur Golemizimin e gjithë bregdetit shqiptar. Në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Velipojë, Sarandë, tashmë edhe në Himarë, bregdeti shqiptar po përmbytet nga kullat e larta, teksa babëzia nuk ndalet para asgjëje.

Plan kriminal

Plani për betonizimin e Himarës nisi menjëherë pas arrestimit të Fredi Belerit, kryebashkiakut që nuk u bë dot kurrë, njësoj si Renis Targeriani në sagën e famshme Game of Thronës. Në tetor të vitit 2023, Jorgo Goro, i cili qendroi në krye të bashkisë me mandat të rrëmbyer, nisi procedurat për ndryshimin e planit urbanistik të Himarës. Kapitali e paralajmëroi atë që po ndodhte.

Sapo nisi procedurën, Goro e kreu detyrën e tij dhe më pas e plasën në burg. Por ajo që nisi nga ai u përfundua nga një tjetër kryebashkiak socialist. Ky ishte Vangjel Tavo, i akuzuar për rrëmbim pronash në jug bashkë më familjen e tij.

Vitin e kaluar, Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi mes shumë tensionesh planin e ri, i cili praktikisht e shndërron të gjithë Himarën në një kantier betoni dhe rrit në qiell lartësitë e ndërtimeve.

Tashmë janë duke ardhur pasojat e para të asaj që u planifikua për shumë kohë dhe me rrëmbim zgjedhjesh. Mbi Himarë ka vërshuar babëzia e ndërtueve si Abaz Dino dhe soji i tij duke i futur përbindëshat e betonit në zemër një nga perlave më të bukura të bregdetit jo vetëm shqiptar, por edhe më gjerë.

Faik Konica e pati thënë dikur. Armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë janë vetë shqiptarët. Grekun Beleri e futën në burg pikërisht, që shqiptarët të shkatërronin Himarën. Dhe ja arritën qëllimit. /Kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.