Le të flasim për dhunën
Nga Dojna Mema Të thyesh xhama, vitrina e semaforë, a është dhunë? Po. Të djegësh një kosh plehrash, një der&e...
Nga Dojna Mema Të thyesh xhama, vitrina e semaforë, a është dhunë? Po. Të djegësh një kosh plehrash, një der&e...
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Pamjet e të miturve të përplasur me policinë, protestuesve të goditur me shkopinj gome dhe Erjon Vishkullit, i cili u plagos në sy...
Nga Osman Stafa Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin. E pyeta: “Pse proteston?” &ldquo...
Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deno...
Një nga episodet më të shëmtuara të protestave qytetare të javës së kaluar ishte padyshim goditja pa mëshirë e...
Një vendim i qeverisë shqiptare, që i jep Policisë së Shtetit kompetenca për të kufizuar daljen jashtë vendit të pe...
Jo një e dy, por gati 80 herë kanë qenë të përfshirë në ngjarje të ndryshme tre personat e arrestuar për shp&e...
SPAK ka marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte në dosjen hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku në fokus j...
Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur ed...

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 92.44 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Që nga fillimi i vitit kalendarik, kursi Euro/Lek ka rënë me 4.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e kursit ka arritur në 4.9%. Të dhënat tregojnë se rënia e kursit të Euros është shpejtuar sidomos gjatë vitit 2026.
Oferta e lartë e valutës e lidhur me sezonin veror e ka thelluar akoma një tendencë rënëse të Euros që ishte shfaqur qysh në tremujorin e parë të vitit. Banka e Shqipërisë e shpjegon këtë tendencë kryesisht me përmirësimet e Bilancit të Pagesave.
Statistikat treguan se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente u tkurr në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e volumeve të këmbimit valutor dhe rrjedhimisht edhe forcimi i vazhdueshëm i Lekut ngelet e lidhur ngushtë me ecurinë e Bilancit të Pagesave.
Sipas saj, analiza e kombinuar e të dhënave të tregut valutor dhe atyre të bilancit të pagesave deri në tremujorin e parë rikonfirmoi lidhjen e ngushtë ndërmjet vëllimeve të tregtimit në tregun valutor dhe flukseve të shkëmbimeve të mallrave e shërbimeve me jashtë.
Ndërkohë, duke pasur parasysh tendencën e zakonshme të rritjes së prurjeve valutore në tremujorin e dytë dhe veçanërisht në atë të tretë, duket se një ecuri e tillë mund ta shpjegojë shpejtimin e zhvlerësimit të Euros në kursin e këmbimit me Lekun.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se vëllimi i tregtimit valutor në tregun e brendshëm arriti një rekord të ri historik në tremujorin e dytë të vitit. Vlera e këmbimeve valutore arriti në gati 4.5 miliardë euro, në rritje me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Volumi i këmbimeve valutore madje kaloi edhe vlerat e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Rënia e Euros duket se po shpejtohet përsëri këtë vit, pasi ishte ngadalësuar disi vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë vazhdon të jetë e pranishme në tregun valutor, duke blerë rregullisht Euro, me qëllim për ta ngadalësuar këtë tendencë. Vetëm për tremujorin e parë, Banka Qendrore bleu rreth 140 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Monitor
Gjendet kokainë dhe hashash brenda ambienteve të burgut 313. Mësohet se droga ishte fshehur në ushqime, të cilat ende nuk dihet se k...
As fundjavë dhe as ndonjë orar i pazakontë piku, por aksi Milot–Lezhë është kthyer në një kaos të vërt...
Një grup prej katër personash dyshohet se qëndron pas vjedhjes së një banese në zonën e Sharrës, ku rreth 10 ditë...
Gjykata e Strasburgut vendosi në favor të Eugen Papandiles, duke konsideruar joproporcional vendimin e organeve të vetingut që i ndaloi at...
“Na thavi, krahin”. Kjo ka qenë fjalia e parë që Lazër Bashi ka thënë në telefon, pak pasi ka arritur të l...
Është ndarë nga jeta Shpëtim Stërmasi, qëndrestar antikomunist, ish-i burgosur politik dhe një prej figurave të njohur...
Lidhur me krimin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, në një familje në Lushnje, ku 45-vjeçari Florjan Dalladaku go...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në Golem, ku humbën jetën dy të rinj. Sipas dëshmive të ...
Policia e Fierit ka marrë dëshminë paraprake të 45 vjeçarit Florjan Dalladaku për sulmin që u bëri prindërve t&...
Më 25 gusht 2026, Nafije Hebibasi feston 100-vjetorin e lindjes. Një shekull i jetuar mes sakrificave, punës, familjes, dashurisë dhe ndry...