AKTUALITET

Nuk ndalet revolta kundër Ramës, nis marshimi qytetar drejt Kryeministrisë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 19:15
Nuk ndalet revolta kundër Ramës, nis marshimi qytetar drejt

Qytetarët kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës këtë të hënë, duke shënuar ditën e 107-të radhazi të protestës kundër qeverisë.

Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas janë nisur në këmbë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, pjesëmarrësit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë. “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen” janë disa prej sloganeve që janë dëgjuar gjatë marshimit.

Tubimi i sotëm vjen pas protestës së një dite më parë, kur qytetarët u mblodhën përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan nëpër disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit. Gjatë protestës së 106-të pati edhe bllokim të qarkullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një ditë më parë, protestuesit paralajmëruan vijimin e aksionit dhe e cilësuan javën që nis si një “javë të mosbindjes civile”. Ata deklaruan se tubimet do të vazhdojnë dhe u bënë thirrje qytetarëve të tjerë që t'u bashkohen protestave.

Po gjatë tubimit të së dielës u njoftua edhe ndryshimi i orarit të grumbullimit. Aktivisti Arben Kola bëri të ditur se duke nisur nga sot protestuesit do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 18:30 dhe më pas do të marshojnë drejt bulevardit.

Në ditët e fundit pjesë e protestave janë bërë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, ndërsa nga sheshi janë përsëritur thirrjet drejtuar emigrantëve që t'i bashkohen tubimeve në Tiranë.

Krahas kërkesës për largimin e qeverisë, gjatë protestave janë ngritur edhe çështje që lidhen me korrupsionin, funksionimin e institucioneve, shëndetësinë dhe pronat. Një pjesë e mesazheve janë përcjellë përmes pankartave, ndërsa ka pasur edhe thirrje drejtuar SPAK-ut për hetimin e çështjeve të ngritura nga protestuesit.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas tyre, duhet të përgatisë vendin për zgjedhjet e ardhshme. Ata kanë kërkuar edhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që i konsiderojnë në kundërshtim me interesat e qytetarëve.

Pas mbërritjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta e ditës së 107-të pritet të vijojë përpara Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se aksioni i tyre do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?