Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Nuk nisin ende pushimet për deputetët, Peleshi cakton seancën e re plenare

P
Piranjat24 July 2026, 18:51 · 1 min lexim
Nuk nisin ende pushimet për deputetët, Peleshi cakton seancën e

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka firmosur një urdhër për zhvillimin e një seance ditën e hënë, më 27 korrik, në orën 10:00, duke rikthyer deputetët në Kuvend.

Sipas rendit të ditës, pika e parë do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës plenare të zhvilluar më 23 korrik 2026, në përputhje me nenin 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit.

Më pas, deputetët do të shqyrtojnë projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’, i ndryshuar”.

Projektvendimi do të votohet me shumicë të thjeshtë, në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.