Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largimin e Edi Ramës

P
Piranjat23 July 2026, 19:28 · 1 min lexim
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës

Sot mbahet protesta e 54-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se janë të vendosur që do protestojnë deri në largimin e kryeministrit nga pushteti. Ashtu si ditët e mëparshme, protesta do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do vijojë marshimi drejt Kryeministrisë.

Krahas kundërshtisë për projektin që prek zonën e mbrojtur të Zvërnecit, protestuesit kanë artikuluar një sërë problematikash që lidhen me korrupsionin, keqqeverisjen, si dhe probleme të tjera ekonomiko-sociale.

Gjatë protestave të zhvilluara deri tani nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ndryshime të thella politike dhe institucionale. Ndërsa të enjten pritet një tjetër tubim para Parlamentit, në ditën kur zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.

Gjatë tubimeve qytetarët kanë brohoritur një zëri “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.