Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
AKTUALITET

Nuredin Dumani godet me grusht policin te paraburgimi 313

P
Piranjat 3 September 2026, 14:30 · 1 min lexim
Nuredin Dumani godet me grusht policin te paraburgimi 313

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, ku pikërisht në sektorin e sigurisë së lartë, ku janë izoluar disa nga bashkëpunëtorët e Drejtësisë, ka ndodhur një përplasje fizike mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe policit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sina.

Ngjarja është regjistruar në mesin e muajit gusht 2026, brenda ambienteve të paraburgimi.

Polici, Rexhep Sina, ka bërë denoncim në Policinë e Burgjeve, duke çuar që Prokuroria e Tiranës të regjistrojë një dosje penale për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Kanosjes për shkak të detyrës”.

Bashkëpunëtori i SPAK, Nuredin Dumani, ka goditur fizikisht punonjësin e policisë, që ishte ngarkuar nga vetë Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve për garantimin e sigurisë fizike të të penduarit, Nuredin Dumani.

Ende nuk dihet me saktësi se cili ka qenë motivi i këtij konflikti që ka çuar Nuredin Dumanin në goditjen e punonjësit të policisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.