Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Nxënësja e shkollës private denoncon shoferin e furgonit të transportit për ngacmim seksual, arrestohet nga policia

P
Piranjat 1 April 2026, 17:53 · 1 min lexim
Nxënësja e shkollës private denoncon shoferin e furgonit të

Policia e Lushnjës ka ndaluar një person pas kallëzimit të bërë nga një e mitur për ngacmim seksual.

I arrestuari është Thoma Kovaçi, drejtues i një mjeti transporti të një shkollë jopublike. Mësohet se edhe vajza frekuentonte shkollën private, ku shtetasi në fjalë ishte i punësuar si drejtues furgoni.

Deri më tani, nuk kemi detaje të mëtejshme, por nga burime mësohet se arrestimi i kryer mbrëmjen e 31 marsit ka ardhur si pasojë e denoncimit të familjarëve të vajzës së mitur. Gjithashtu mësohet se familjarët kanë ndërmarrë kallëzimin pasi e mitura u ka treguar për ngacmimin që i ka bërë drejtuesi i mjetit, që e merrte nga banesa dhe e çonte në shkollë dhe anasjelltas.

Mësohet se e mitura është pyetur në praninë e një psikologeje për të dhënë versionin e saj, që ka çuar në ndalimin e drejtuesit të furgonit të shkollës jo publike.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia e shtetit për këtë rast, por mësohet se grupi i punës po punon për të zbardhur këtë rast duke verifikuar detajet dhe vërtetësinë e deklaratave të të miturës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.