‘O Sokol, hipi makinës dhe ik’- Zjarri në Tiranë i rrezikon jetën zjarrfikësit, momenti kur kolegu e paralajmëron për afrimin e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur prej një ore në Daias, në Tiranë.
Duket se tymi ka mbuluar gjithë zonën dhe është i dukshëm nga distanca të largëta.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë nën kontroll flakët, bashkë me një helikopter të Forcës Ajrore.
Përhapja e flakëve ka qenë aq e shpejtë, duke u favorizuar nga era e fortë, sa në një moment ka rrezikuar edhe jetët e zjarrfikësve që ndodheshin aty për të shuar flakët.
Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.
Pranë zonës ku ka rënë zjarri, janë aktive edhe dy vatra të tjera zjarri, në Dajt e Priskë, të cilat fatmirësisht janë nën kontroll.
Në Dajt janë 22 forca zjarrfikëse mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe 2 helikopterë që po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet nëse helikopteri që ka shkuar në Daias për shuarjen e flakëve, ka qenë një prej atyre që po operonte në Dajt.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nga kërcënimi iranian te fshehja në një avion tjetër, si u organizua “arratisja” spektakolare e Trump nga Air Force One në Turqi

Konflikti për Aeroportin e Vlorës, kompania e Pacollit: I kemi dërguar 90 shkresa Ministrisë, por nuk u mor asnjë masë

Tjetër aksion në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori i ndërtimit pa leje

Zjarri nga telat e energjisë përfshin Përlatin në Mirditë, flakët afrohen drejt banesave dhe shkollës

Berat/ Preku shtyllën e ndriçimit me shkarkesë elektrike, 3-vjeçarja përfundon në reanimacion





