“O xhaxhi polic”/ Ulërima dhe britma! Akuzohet se kanosi me armë vëllanë, efektivët ndalojnë burrin në Kuçovë

Një ngjarje traumatizuese për fëmijët është regjistruar përpara një muaji në Kuçovë.
Efektivët kanë shkuar të shoqërojnë një person në fshatin Krekëz të Kuçovës. Ndërsa, skena gjatë shoqërimit të personit duket shqetësuese.
Shoqërimi bëhet në sy të të miturve, teksa dëgjohen dhe britmat e ulërimat e të vegjëlve. Një prej fëmijëve dëgjohet duke thënë “O xhaxhi polic”.
Ajo që ka ndodhur lidhet me një konflikt mes dy vëllezërve Toska.
Ngjarja ka ndodhur 1 muaj më parë, në dt. 3 gusht 2026, në fshatin Krekëz në Kuçovë. Dashnor Toska ka kanosur me çifte vëllain e tij, pas një konflikti për tokat dhe ky i fundit ka njoftuar policinë.
Sipas policisë, shtetasi Dashnor Toska i ka rezistuar shoqërimit drejt komisariatit të Kuçovës, ku është marrë në pyetje. Ndaj shtetasit Dashnor Toska ka nisur ne dt.3 gusht 2026 procedimi penal për “Kanosje” ndaj të vëllait.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nuredin Dumani godet me grusht policin te paraburgimi 313

Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim pe...

Mbi 10 persona kërcënojnë pronarin e një hoteli në Orikum: Na jep 5 milionë euro

Banorët e Rrjollit u rikthehen protestave: 'Nuk heqim dorë nga e drejta jonë'

Hetimet ndaj Ballukut, merret në pyetje nga SPAK biznesmeni Alban Eftimi

Konflikt pranë tregut të Kavajës, shoferi goditet me levë në kokë dhe përfundon në spital

Situata alarmante në Lundre, zjarri po avancon drejt Shkopetit

Alban Eftimi i "Atelier 4" dëshmon në SPAK për dosjen e Belinda Ballukut





