Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Çollaku: Rama s’e mbyll vitin si kryeministër! Protestat, një realitet i ri politik

P
Piranjat29 July 2026, 18:41 · 3 min lexim
Çollaku: Rama s’e mbyll vitin si kryeministër! Protestat,

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar protestat që vijojnë prej 60 ditësh në Tiranë, duke i cilësuar si një lëvizje që, sipas tij, ka tejkaluar çdo parashikim dhe po ndryshon klimën politike në vend.

Çollaku u shpreh se qëndresa e protestuesve ka vënë qeverinë nën presion, ndërsa shtoi se mazhoranca po përballet me frikën e pasojave ligjore. Sipas tij, protesta do të zgjerohet edhe më tej dhe ka dhënë mesazhe të qarta si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën.

Gazetari kritikoi edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj zhvillimeve të fundit, duke deklaruar se ai ndodhet në fund të mandatit politik.

Çollaku shtoi se, sipas vlerësimit të tij, edhe qëndrimet e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Ramës kanë ndryshuar muajt e fundit dhe se kryeministri “nuk e mbyll vitin në detyrë”.

“As protestuesit nuk do ta kishin menduar se do të shkonte kështu. Protesta duhet të kishte reagime më parë. Por qeveria ka frikë burgun dhe jetën, përpiqen që të gjejnë një mjet shpëtimi dhe protestuesit kanë bërë qëndresë të jashtëzakonshme. S’ka pasur kurrë një protestë të tillë. Revolucioni dhe paqja ndoshta nuk shkojnë bashkë, por vazhdimësia do të sjellë rezultatin e kërkuar. Iu tregua se kush është Edi Rama në sytë e shqiptarëve, e panë ndërkombëtarët. Ka diçka ndryshe këtë herë. Çdo ndërkombëtar që mbështet Ramë, ose është i korruptuar ose do destabilizimin e Shqipërisë. Ajo që thotë ai se ka 800 mijë mbështetës, është gënjeshtër, 800 mijë deri në 1 milion shqiptar janë në shesh. Protestuesit do të shtohen në ditët në vijim. Mazhoranca dhe opozita kanë marrë mesazhe për punët që janë bërë dhe ato që s’janë bërë. Reagimet e Ramës i shoh çrregullime mendore. Çdo perandori 10 minuta para se të shkatërrohet, reagon kështu. Rama është kryeministër në ikje. Ka muaj që ndërkombëtarët nuk flasin mirë për Ramën më. Rama s’e mbyll vitin si kryeministër.”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.