Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën
AKTUALITET

Olsian Çela: Duhen më shumë prokurorë, problem infrastruktura

P
Piranjat 7 July 2026, 13:11 · 2 min lexim
Olsian Çela: Duhen më shumë prokurorë, problem

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë prezantimit të veprimtarisë së institucionit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deklaroi se duhet të shtohet numri i prokurorëve në instituionin e drejtësisë.

Ai bëri të ditur se numri i çështjeve të mosfilluara mbetet i lartë, rreth 17 mijë, ndërsa theksoi nevojën për më shumë burime njerëzore dhe përmirësim të infrastrukturës.

“Numri i çështjeve të mosfilluara është i madh, rreth 17 mijë çështje. Janë shtuar burimet njerëzore për t’ju ardhur në ndihmë prokurorëve. Numri i prokurorëve duhet të jetë më i lartë. Çëshja e dytë është infrastruktura, sepse s’kemi ku të vendosim prokurorët. Kemi bërë një projekt, por nuk është realizuar. Na është premtuar një godinë deri në 2030”, tha ai.

Duke folur për pavarësinë e prokurorëve, Çela e cilësoi atë një çështje kyçe, ndërsa ngriti shqetësimin për mungesën e një mekanizmi efikas kontrolli.

“Sipas vlerësimit tonë, mungon një mekanizëm efikas. Dy mekanizmat janë vlerësimi i prokurorëve, që bëhet çdo pesë vite, dhe inspektimi. Mekanizmi që do të rriste efikasitetin është inspektimi, jo si dikur, por duhet një fuqi inspektuese për çështjet që lidhen me Kuvendin”, tha Çela.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.