Operacion antidrogë në Tiranë, 15 të arrestuar, 16 në kërkim

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë (21 prill). Nga Antidroga janë arrestuar 15 persona, dy prej të cilëve u është komunikuar akuza në qeli pasi janë kapur më herët në operacione të mëparshme. Ndërkohë blutë kanë shpallur në kërkim 16 persona të tjerë.
Burime bëjnë më dije se ky grup kriminal ishte përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.
Të akuzuarit dyshohet se furnizonin me drogë disa zona të ndryshme të Tiranës, por shpërndanin gjithashtu drogë dhe në afërsi të shkollave.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza narkotike. Hetimi ndaj tyre ka nisur përpara disa muajve dhe është procedim i nisur në kuadër të goditjeve të mëparshme ku në përgjime dhe zbërthime të mesazheve janë zbuluar dhe personat e arrestuar dhe të shpallurit në kërkim si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Lexo edhe
AKTUALITET
BIRN: Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Detajet/ Konflikti i hershëm degradoi në përdorimin e armës së zjarrit, si ndodhi vrasja në Memaliaj

Këmbimi valutor për sot në shqipëri

“Zëri i masës” që u kthye në akuzë, letra që u bë plumb për inxhinierët e naftës! Ditari i Enver Hoxhës më 3 shkurt 1975

Harta e HIV në Shqipëri/ Tirana “epiqendra”, Durrësi e Elbasani ndjekin trendin në rritje

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot! Sa do të jenë temperaturat

“AKSHI, kopshti privat i kryeministrit”, Hoxha: Mund të ketë sekuestrime pronash të tjera! Dosja do marrë me vete Ramën dhe qeverinë e ti...

Detaje/ Autori i vrasjes së Memaliaj takoi i fundit shokun e Aleksandër Sadikaj, i vrarë në atentat





