AKTUALITET

“Njëri prej tyre me lidhje të forta në pushtetin lokal”, pse policia i la të lirë autorët e dhunës brutale në Golem?

Piranjat Përditësimi i fundit 5 May 2026, 19:43
“Njëri prej tyre me lidhje të forta në pushtetin

Një video tronditëse, e bërë virale në rrjet, ka rikthyer në vëmendje një ngjarje të rëndë të ndodhur në dhjetor 2025 në Golem të Kavajës, ku një qytetar dhunohet në mënyrë barbare nga dy persona, në mes të një konflikti për pronësinë.

Bëhet fjalë për Rexhep Ademin, i cili sipas informacioneve, është sulmuar brenda pronës së tij nga persona të lidhur me interesat e ndërtimit në zonë. Pamjet tregojnë një dhunë të fortë fizike, që ka shkaktuar indinjatë të madhe publike.

Por ajo që ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje është reagimi i policisë. Sipas njoftimit zyrtar, autorët e dyshuar janë proceduar penalisht… në gjendje të lirë.

Pra, për një dhunë të tillë të rëndë, të dokumentuar edhe me video, nuk është vendosur arrest, por vetëm procedim në liri. Një vendim që për shumë qytetarë duket i pakuptueshëm dhe i papranueshëm.

Policia bën me dije se ngjarja është referuar në Prokurori më 22 dhjetor 2025 dhe se dy shtetasit, D. Sh. dhe B. M., dyshohet se kanë goditur me grushte dhe shkelma Rexhep Ademin pas një konflikti verbal për çështje pronësie.

Ndërkohë, burime hedhin pretendime të forta mbi një nga personat e përfshirë. Sipas tyre, një prej dhunuesve, shtetasi D.Sh., dyshohet se ka lidhje të forta me pushtetin lokal dhe është një person problematik i njohur në zonë.

Burimi, që kërkon të mbetet anonim, pretendon se ai ka qenë i përfshirë edhe më herët në konflikte dhe dhunë, por rastet nuk janë ndjekur siç duhet nga autoritetet. Sipas të njëjtit burim, ekziston perceptimi se ai gëzon mbështetje dhe ndikim, çka mund të ketë ndikuar edhe në trajtimin e rastit.

Theksojmë se këto janë pretendime të burimeve dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër, vetë Rexhep Ademi prej kohësh ka denoncuar publikisht konfliktin për pronën e tij, madje duke shkuar deri në grevë urie përpara SPAK, ku kërkonte drejtësi dhe hetim për çështjen.

Ngjarja në fjalë dhe zhvillimet e fundit kanë rikthyer në fokus një problematikë të hershme në zonën e Golemit: konfliktet për prona dhe akuzat për ndërhyrje të paligjshme, shpesh të shoqëruara me dhunë dhe mungesë reagimi efektiv nga institucionet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?