Operacioni i SPAK/ Drejtoresha e SHISH dyshohet se favorizoi në arrati Agasin, administratori fshiu kamerat e sigurisë

Detaje të tjera mësohen në lidhje me operacionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve që po vijojnë për aferën e AKSHI-t.
Me vendim të GJKKO, u caktua masa “arrest në shtëpi” për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni dhe pezullim nga detyra, ndërsa ndaj ish kreut të Policisë, Ilir Proda, u ushtruan kontrolle në banesën e tij.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndaj Hysenit rëndojnë dy akuza, nxjerrje të sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit, pasi dyshohet se ka favorizuar në arrati Ergys Agasin, që u arrestua pak javë më parë.
Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe Fatjon Kalluci, Shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, administrator i agroturizmit “Kodra e kuajve” në Durrës.
Sulejmani, sipas gazetares Klodiana Lala, punonte si administrator në një lokal në bllokun qeveritar dhe dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Agasit për të fshehur gjurmët që ai frekuentonte këto ambiente.
“Prokurorët kanë kërkuaar arrest në burg për Fatjon Kallucin, Shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, pronar biznesi në Durrës, i cili rezulton se punonte në një lokal në bllokun qeveritar dhe dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin e arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët që Agasi kishte frekuentuar këto ambiente. Janë duke vijua kontrolle në disa baza dhe biznese në Durrës.”, tha ajo.
Lexo edhe
AKTUALITET
DETAJE/ Zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, kush janë dy të arrestuarit gjatë aksionit të SPAK

Mashtrimi me rindërtimin, Kaprata: Nuk duhet që fondet ti kalonin FSHZH, me këtë merret pushteti lokal

Masa e SPAK pas dyshimeve se kreu i SHISH favorizoi Ergys Agasin/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar nëse…

Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u!...

Turisti gjerman rrëshqet në terren të thepisur në Habilaj, lokalizohet nga policia





