AKTUALITET

Operacioni ‘King George’ - Antimafia italiane: Të rinjtë shqiptarë silleshin si korrierë droge për 90 ditë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Korrik 2026, 08:51

Operacioni ‘King George’ - Antimafia italiane: Të rinjtë

Organizata kriminale italo-shqiptare rekrutonte të rinj nga Shqipëria, të cilët qëndronin në Itali vetëm sa lejonte viza turistike. Pas 90 ditësh ata ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin me bashkëkombës të tjerë për të shmangur identifikimin nga autoritetet. Në operacion u hetuan 35 persona, u arrestuan 16 dhe u sekuestruan afro 99 kilogramë drogë, armë dhe pasuri me vlerë mbi 1.1 milion euro.

Një organizatë kriminale italo-shqiptare, e konsideruar nga autoritetet italiane si një nga strukturat më të organizuara të trafikut të drogës në veri të Italisë, është goditur në kuadër të operacionit "King George", të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Prokurorisë së Milanos dhe i zhvilluar nga Guardia di Finanza e Triestes në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Hetimit të Kriminalitetit të Organizuar.

Bilanci i operacionit përfshin 35 persona nën hetim, 16 të arrestuar, sekuestrimin e 98.7 kilogramëve lëndë narkotike dhe bllokimin e pasurive e aseteve financiare me vlerë rreth 1.1 milion euro.

Një nga elementët më të rëndësishëm të hetimit është mënyra se si organizata rekrutonte të rinj shqiptarë nga Shqipëria për t'i përdorur si korrierë dhe shpërndarës droge në Itali.

Sipas Prokurorisë së Milanos, të rinjtë, të gjithë pa precedentë penalë, silleshin në Itali për periudha të shkurtra dhe qëndronin në vend vetëm deri në 90 ditë, periudha maksimale e lejuar për qëndrim me vizë turistike. Pas përfundimit të këtij afati ata ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin menjëherë nga bashkëkombës të tjerë, të cilët merrnin të njëjtin rol në organizatë. Sipas hetuesve, kjo skemë i mundësonte grupit kriminal të siguronte një furnizim të vazhdueshëm me korrierë, duke ulur njëkohësisht rrezikun që ata të identifikoheshin ose monitoroheshin për një kohë të gjatë nga autoritetet.

Në komunikatën zyrtare thuhet se organizata përdorte një rrjet personash të rekrutuar posaçërisht, të njohur me termin "cavallini", të cilët merreshin me shpërndarjen territoriale të drogës. Brenda grupit kishte një ndarje të qartë detyrash: disa përgatisnin dhe paketonin dozat, ndërsa të tjerët i shpërndanin në mënyrë kapilare në rrugë, në zonat turistike dhe pranë ambienteve të natës.

Hetimi nisi pas arrestimit të dy korrierëve në Latisana, pranë Lignano Sabbiadoro, ku Guardia di Finanza sekuestroi dy kilogramë marijuanë. Zhvillimi i mëtejshëm i hetimeve bëri të mundur rindërtimin e të gjithë strukturës së organizatës, e cila kishte baza logjistike në Brescia, Lecco, Milano, Monza Brianza, Pavia, Savona dhe Siena.

Sipas autoriteteve italiane, droga shpërndahej kryesisht në Lombardi, Liguria dhe Toscana, ndërsa gjatë sezonit veror aktiviteti shtrihej edhe në destinacionet turistike të veriut të Italisë si Sistiana, Grado, Latisana, Lignano Sabbiadoro, Bibione, Jesolo dhe Caorle. Shitja kryhej pranë diskotekave, pub-eve, plazheve dhe strukturave turistike me fluks të lartë pushuesish.

Hetimet zbuluan se organizata përdorte platforma komunikimi të enkriptuara, ndërronte vazhdimisht telefona celularë, karta SIM dhe automjete për të shmangur kontrollin e policisë. Lëndët narkotike – kokainë, marijuanë dhe hashash – hynin në Itali përmes rrugëve të konsoliduara ballkanike, falë bashkëpunimit mes grupeve kriminale italiane dhe organizatave me origjinë shqiptare.

Një tjetër zbulim i rëndësishëm ishte ngritja e një sere në zonën rurale të Pavias, ku organizata kishte nisur kultivimin e marijuanës për të siguruar prodhimin e vet.

Pasi hynte në Itali, droga depozitohej në apartamente dhe garazhe të marra me qira në emër të personave pa precedentë penalë, të përdorur si prestanome, për të fshehur lidhjen e tyre me organizatën. Më pas, lënda narkotike shpërndahej përmes rrjetit të korrierëve në të gjithë territorin.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 70.5 kilogramë marijuanë, 21 kilogramë kokainë, një pistoletë Beretta me numër serie të fshirë, municione dhe një automjet Alfa Romeo Stelvio i modifikuar posaçërisht për transportin e drogës.

Në fazën përfundimtare të operacionit, Gjykata e Milanos lëshoi tetë masa të tjera arresti ndaj drejtuesve kryesorë të organizatës, ndërsa kontrollet e zhvilluara në banesat e të dyshuarve çuan në sekuestrimin e 7.2 kilogramëve të tjerë marijuanë, dy armëve të zjarrit me numra serie të fshirë, dhjetë armëve të ftohta, orëve luksoze Rolex, shumave të konsiderueshme parash në euro dhe valutë të huaj, si dhe pasurive të paluajtshme, automjeteve dhe llogarive bankare me vlerë rreth 1.1 milion euro.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan