Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh, në pranga dy persona në Tiranë

P
Piranjat 8 July 2026, 16:16 · 2 min lexim
Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për

TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, duke vënë në pranga pronarin 56-vjeçar të një lokali në bulevardin “Zhan d’Ark” dhe një 33-vjeçar, pasi ambienti dyshohet se shërbente për shitje të lëndëve narkotike dhe organizim të basteve sportive.

Gjatë kontrollit, efektivët kanë kapur në flagrancë 33-vjeçarin duke vendosur baste përmes celularit, ndërkohë që janë sekuestruar sasi të dyshuara kanabisi dhe pajisje elektronike.

Uniformat blu nbëjnë me dije se, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzat e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi i Policisë:

"DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Vendtakimi”. Zbulohet një lokal në bulevardin “Zhan d’Ark”, i përshtatur për përdorim/shitje të lëndëve narkotike dhe për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vihen në pranga 2 shtetas: pronari i lokalit dhe një shtetas që u kap në flagrancë, duke vënë baste sportive. Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 3 celularë që përdoreshin për lojëra fati.

Në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të vënies së tyre në dispozicion të veprimtarive kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Vendtakimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. T., 56 vjeç dhe G. E., 33 vjeç. Gjatë kontrolleve në ambientet e lokalit të 56-vjeçarit, në bulevardin “Zhan d’Ark”, u gjetën sasi Cannabisi dhe 3 celularë me të cilët viheshin baste sportive. Ndërkaq, 33-vjeçari u kap në flagrancë, në ambientet e lokalit, duke vënë baste, me celular. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.