Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

Opinionistja "skiftere" u la e lirë, rikthehet fuqishëm në ‘punë’: I “bën gol” 5 mijë euro një Exchange në Vlorë!

P
Piranjat 5 August 2026, 09:19 · 2 min lexim
Opinionistja "skiftere" u la e lirë, rikthehet fuqishëm

Vetëm dy javë pasi u la e lirë nga gjykata me masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", Kumrie Zika rikthehet sërish në qendër të një skandali të ri.

Këtë herë ngjarja nuk ka ndodhur në Tiranë, por në Vlorë. 

Në media u publikua një video nga kamerat e sigurisë së një pike "Exchange" në lagjen "Pavarësia", të cilat tregojnë momentin kur Zika hap sirtarin e kasës, merr një tufë me para me vlerë rreth 5 mijë euro dhe largohet nga ambientet e biznesit.

Sipas pronarit, ajo kishte kontaktuar vetëm dy ditë më parë duke kërkuar punë. Mëngjesin e kësaj të marte u paraqit në zyrë dhe nisi punën.

Pas rreth 15 minutash, në momentin kur punonjësja doli për të kryer një pagesë me kartë, Zika hapi kasën, mori paratë dhe doli jashtë duke thënë se do të fliste pak në telefon. Pas largimit nuk u kthye më.

Pronarët e biznesit kanë bërë kallëzim në polici dhe çështja është në ndjekje penale.

Ngjarja është pothuajse identike me rastin e raportuar vetëm dy javë më parë në Tiranë, ku po në një pikë "Exchange" u vodhën rreth 5 mijë euro me të njëjtën skemë. Edhe atëherë, kamerat e sigurisë dokumentuan gjithçka, Policia e Shtetit e arrestoi Kumrie Zikën, por vetëm pak ditë më vonë ajo u la e lirë nga gjykata me masën "detyrim paraqitjeje".

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.