"Opozita do përdorë të gjitha mjetet kundër qeverisë"/ Berisha: Aleks Soros është thirrur për emergjencë, narkoshteti po shkërmoqet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar dhe rikthimin e protestave masive gjatë stinës së vjeshtës, duke deklaruar se asgjë nuk do mund ta ndalë rënien e kryeministrit Edi Rama.
I pyetur lidhur me strategjinë e opozitës në terren, Berisha theksoi se vendi po shkon drejt një krize gjithnjë e më të thellë dhe se përballet me një mazhorancë të degraduar.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha e cilësoi kryeministrin si një "kufomë politike", duke komentuar edhe reagimet e fundit të kreut të qeverisë ndaj komentuesve në rrjetet sociale.
"Opozita do përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie. Dhe siç e shihni, rrokullisjen e saj nuk ka forcë në botë që ta ndalë më. Në fakt, në një seri qytetesh, opozita është në protestë. Këto janë të organizuara, por nuk janë masive sa ç'duhet të jenë, por do bëhen. Kështu që, me Edi Ramën çdo ditë, çdo javë që kalon, Shqipëria shkon thellë e më thellë në krizën e saj.
Ndaj dhe e thashë, tani ai e ka të vetin pollin, nuk e ka nga unë. Jo. E dinë vetë ata. Përpara ia bënte pollet Alastair Campbell me ekipet, se vetë Alastairi nuk merret me pollet, po gjente ekipet.
Tani duket e ka parë që nuk ia vlen të merret me të dhe ka thënë që është i përfunduar. Ai nuk ka më shpresë, Rama nuk ka më shpresë.
Një grindavec i droguar, që merret dhe shahet dhe zihet gjithë ditën me protestuesit për komentet e tyre, të drejta, etiketat që i vënë. Trollsa, sorra, korba... përfytyron veten kufomë politike që këto i çukisin si korba dhe sorra trupin e tij. E kuptoni ku ka degraduar? Se heq atë frazë ai.
Vini re, trollsa, sorra, korba... se ato ushqehen, dihet që korba dhe sorrat ushqehen në kufoma. Unë them politike, jo fizike, por në këtë rast politike, por edhe protestuesit politike e kanë, nuk e kanë fizike, me thënë të drejtën. Të jemi paqësorë.", u shpreh Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Sondazhet e fundit tregojnë rënie katastrofike të PS në 29%, vetë Rama është nën partinë

Dizdari: Qeveria Rama mashtroi për fondet IPARD, PD angazhohet për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët

“Rama jep dorëheqjen”/ Sot dita e 74-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Lura po digjet!”, këshilltari i PD ngre alarmin: Rrezikohen banorët dhe Fushë-Lura

"Poshtë diktatura"/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Kryeqytetit: Shqipëria kërkon revolucion





