Orest Sota në SPAK për 5 orë, pyetet për lidhjet me Agasin në skandalin e AKSHI-t

Biznesmeni i ndërtimit Orest Sota qëndroi për rreth pesë orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku dha shpjegime në lidhje me skandalin e AKSHI-t. Ndonëse ai arriti t’u shmangej kamerave në hyrje, burime për VNA konfirmuan se Sota u pyet për njohjen e tij me Ergys Agasin, i cili aktualisht është në kërkim.
Sipas të njëjtave burime, Ergys Agasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke ushtruar presion dhe duke urdhëruar rrëmbimin e biznesmenëve me qëllim që të tërhiqeshin nga tenderat publikë. Lidhjet e mëparshme biznesore mes Sotës dhe Agasit kanë ngritur dyshime dhe janë bërë pjesë e hetimeve.
Orest Sota nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai është përfshirë më herët në një rast të bujshëm, kur u arrestua në automjet me 680 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vitet e fundit, Sota ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa paraqitja e tij në SPAK vjen në kulmin e hetimeve për skandalin e AKSHI-t, një çështje që pritet të zbardhë më tej lidhjet dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dita e dytë pa shërbim të plotë autobusësh, operatorët presin përgjigje për kompensim

EMRI/ Kërkohej për vrasje, ekstradohet 29-vjeçari

Lëvizte i armatosur edhe i dehur në timon, arrestohet 23-vjeçari! I riu kishte terrorizuar banorët duke qëlluar me pistoletë

Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës, por konsumi u rrit 6%

Reduktim i flotës së autobusëve deri në 60%, dita e dytë pa shërbim të plotë transporti publik

Këmbimi valutor 16 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant i tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të ...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë! Çfarë pritet të ndodhë me çmimet





