“Top sekret 2”/ Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
Një dokument me autorësi ende të pasqaruar publikisht, i përfshirë në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit, ka...
Një dokument me autorësi ende të pasqaruar publikisht, i përfshirë në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit, ka...
Më 4 tetor skadojnë licencat e dy termocentraleve që prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike në Kosov&e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke paralajmëruar se Teherani do të përb...
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me sulme edhe më të fuqishme nëse Teherani tenton t&...
Korrupsioni mbetet pengesa kryesore që ngadalëson ose pengon reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri, ndërsa për zhvillimin e...
Rreth 2.5 milionë euro kamatëvonesa janë reduktuar gjatë vitit 2026 për klientët që kanë zgjedhur të shlyejnë...
DASHI Java fillon me një dozë të shëndetshme energjie dhe një dëshirë për të rifituar kontrollin e vendimeve tua...
Ditën e sotme (2 shtator) vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme, duke akuzuar kryeministrin R...
Aktivisti Andi Tepelena duke folur për SYRI TV në ditën e 94-t të protestës qytetare, ka paralajmëruar përshkallëzimin e...

Rreth 2.5 milionë euro kamatëvonesa janë reduktuar gjatë vitit 2026 për klientët që kanë zgjedhur të shlyejnë me një pagesë të vetme detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, sipas të dhënave të OSHEE Group.
Deri më tani janë lidhur 4,095 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), ndërsa 2,818 klientë familjarë dhe jofamiljarë, përfshirë bizneset, kanë shlyer të gjithë detyrimin me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës sipas kategorisë përkatëse.
Skema lehtësuese parashikon nivele të ndryshme reduktimi të kamatëvonesave në varësi të kategorisë së klientit. Familjarët përfitojnë ulje me 70%, ndërsa për klientët jofamiljarë, buxhetorë dhe jobuxhetorë reduktimi është 50%. Për biznesin e vogël parashikohet falje e plotë e kamatëvonesës, nëse i gjithë detyrimi likuidohet menjëherë.
Sipas të dhënave të OSHEE-së, 2,167 kontrata aktmarrëveshjesh janë nënshkruar nga kategoritë jofamiljare-private, ku përfshihen klientët buxhetorë dhe jobuxhetorë, si edhe bizneset e vogla dhe të mëdha.
Për të përfituar nga skemat lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura deri më 31 dhjetor 2024, klientët debitorë duhet të kenë shlyer më parë detyrimet e vitit 2025 dhe në vijim.
Skema e pagesës me këste përfshin të gjitha kategoritë e klientëve të FSHU-së, ndërsa për disa kategori në nevojë parashikohen kushte të veçanta. Klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë mund të përfshijnë në aktmarrëveshje edhe detyrimet e krijuara gjatë vitit 2025.
Për këto kategori, pagesa minimale nis nga 1,200 lekë në muaj, me kusht që klienti të mos ketë detyrime të reja të pashlyera për vitin 2026. Numri maksimal i kësteve është 240, ndërsa klienti mund të zgjedhë një pagesë mujore më të lartë se niveli minimal.
Për klientët buxhetorë dhe jobuxhetorë, numri i kësteve përcaktohet sipas vlerës së detyrimit të akumuluar deri më 31 dhjetor 2024. Detyrimet nga 100,000 deri në 500,000 lekë mund të shlyhen në 24 këste, ndërsa për shumat nga 500,001 deri në 1 milion lekë parashikohen 48 këste.
Për detyrimet nga 1,000,001 deri në 5 milionë lekë skema parashikon 60 këste, për ato nga 5,000,001 deri në 10 milionë lekë 84 këste, ndërsa detyrimet mbi 10 milionë lekë mund të shlyhen në deri në 120 këste. Kusht edhe për këto kategori është që klientët të mos kenë krijuar detyrime të reja gjatë periudhës 2025-2026.
OSHEE ka miratuar gjithashtu një skemë të veçantë për faturat korrektive, përmbledhëse dhe sistemuese, si dhe për rastet që lidhen me demontimin ose testimin e matësit dhe energjinë e akumuluar në të. Këto detyrime mund të likuidohen në deri në 24 këste.
Në rast të pagesës së plotë me një këst të vetëm, klienti përfiton reduktim të kamatëvonesës sipas kushteve të përcaktuara për kategorinë përkatëse./ Monitor
Ditën e sotme (2 shtator) vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti pa...
Një moment tensioni e paniku është regjistruar në protestën para komisariatit 3. Një i mitur ka shpërthyer në të q...
Tensionohet situata te komisariati 3. Policia përplaset me protestuesit. Protestuesit vijojnë qëndresën e tyre përpara ambienteve t&eu...
Protesta e sotme pati tensione e përplasje para Kryeministrisë. Në revoltën e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës, p...
Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në lagjen 13 të qytetit të Korçë...
Eksperti Ervin Karamuço ka dhënë detaje nga arrestimi i Ergys Agast. Ai tha se Agasi figuron ende në TIMS që është jasht&eu...
Teksa po protestonte paqësisht përpara godinës së qeverisë, aty ku kryeministri Edi Rama mblidhte kabinetin, dhjetëra forca polico...
Mes personave të shoqëruar pas tensioneve te Kryeministria, është edhe Dritan Goxhaj, një prej figurave të angazhuara në prot...
Është mbyllur protesta e 94-të radhazi para Kryeministrisë në Tiranë, ndërsa protestuesit po marshojnë në rrugë...
Pas dy orësh rrethuar nga protestuesit në Kryeministri, Edi Rama është larguar nga zyra sapo qytetarët janë zhvendosur për t&...