AKTUALITET

Osman Stafa rrëfen kërcënimin: Në polici u shoqëruan persona të tjerë nga ata që denoncova

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Korrik 2026, 16:31
Osman Stafa rrëfen kërcënimin: Në polici u shoqëruan

Gazetari Osman Stafa rrëfeu sot ngjarjen e kërcënimit nga dy persona në rrugën Elbasan-Librazhd, teksa investigonte krimin mjedisor të gërryerjes së lumit Shkumbin për inerte fundjavën e kaluar. Ai tha se ndodhej për shkak të detyrës në zonën e Hotolishtit dhe duke u kthyer pa se po gërmohej në rrjedhën e lumit Shkumbin, duke nisur të filmonte, pasi po bëhej krim mjedisor.

Në këto momente e ka ndjekur një makinë e zezë me dy persona brenda, që më pas e kërcënuan.

Stafa tha se bëri denoncim në Polici, por në Komisariat u shoqëruan persona të tjerë, të ndryshëm nga ata që e kërcënuan.

“Do t’i ndjek krimet mjedisore, nuk kam frikë. Lumi Shkumbin po pëson masakrën më të rëndë mjedisore. Pse duhet të preket lumi Shkumbin, nuk ishte prekur deri tani. Kjo bëhet për të os harxhuar para, kanë gjetur rrugën më të thjeshtë, është masakër e madhe mjedisore. Do e pësojnë banorët e dy anëve të lumit Shkumbin, ata e dinë. Shkova nga Tirana në Hotolisht se mora mesazhe se atje kanë ulur malin, e kanë bërë fushë.

Nga aty për në Elbasan, ku pashë gjurmën ku kalonte rruga, për të parë se çfarë bëhet aty. këta çfarë marrin e derdhin po në Shkumbin. Në rrugën Librazhd-Elbasan pashë një eskavator që merrte inerte në mes të lumit Shkumbin dhe në mes të ditës. Unë doja të kisha të filmuar aktin e marrjes së inerteve nga eskavatori në kamion. Erdhi ky për telefonin tim që filmova dhe e çova në polici”, rrëfeu gazetari.

Dhe më tej ai është kërcënuar de ndjekur, duke iu rrezikuar edhe jeta.

“Sapo dola nga rruga pashë një makinë fuoristradë e zezë të afrohej pas meje. Makina më kishte parakaluar në fillim, 200 metra më tej me fushëpamje që të ndiqte veprimet e mia. Në momentin që kaluan ata më panë kush isha, panë makinën dhe logon.

Ata nuk patën qëllim parakalimin, por të kalonin direkt para makinës time dhe për të kërcënuar. Kaloi duke ma bërë me drita. Ndalova dhe unë se ndryshe do përplaseshim. Nuk dola nga makina, pashë dy persona te makina tjetër. Më pas kam vijuar rrugën dhe më kanë ndjekur për 1 kilometër dhe derisa i humba”, vijoi ai.

Stafa tha se si njeri që besonte institucionet, iu drejtua Policisë me denoncim, duke dorëzuar edhe filmimet.

Por mesa duket autorët u larguan dhe në Komisariat u dërguan nën presion apo detyrim persona të tjerë që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

“Unë jam njeri që besoj te institucionet dhe kam vijuar rrugën për kallëzimin penal në Policinë e Elbasanit. Aty mësova kujt i përkiste makina, kompanisë “4AM”, më pas mësova se policia mori dy persona por unë pashë se nuk ishte personi i bëshëm që erdhi aty te unë, ishin të tjerë.

Ata që ishin aty ishin të traumatizuar, ishin të zverdhur, nuk e bënin kurrë ata, nuk ishin ata. Policia thotë këta persona kemi gjetur në makinë, duhet të hetojë Prokuroria tani. Fakti është se nuk ishin ata persona që ndodheshin në makinë kur më kërcënuan. Unë do i ndjek, nuk kam frikë nga asgjë”, tha Stafa.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan