Padia e Veliajt ndaj Olsi Dados, ish-prokurori: Betejë me mullinjtë e erës!

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka folur mbi padinë e kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Gjykatën Administrative ndaj prokurorit Ols Dado. Beci u shpreh se kjo strategji mbrojtjeje sipas tij, nuk e çon askund të pandehurin.
Sipas Becit, kjo është një betejë me mullinjtë e erës. “Çdo i pandehur në Republikën e Shqipërisë duhet të kuptojë se përballë ka prokurorinë dhe Kushtetutën dhe çdo person që përfaqëson prokurorinë, përfaqëson akuzën.
Prokurori kur hyn në sallën e gjyqit nuk përfaqëson inatin e babait, por akuzën e shtetit. Të nxisësh të pandehurit të shohin që prokurori në detyrë është emëruar sipas ligjit apo jo është komplet akspekt personal dhe nuk të çon askund në strategji mbrojtjeje.
Fakti tjetër është që dekreti i presidentit të Republikës ka kaluar në disa filtra kushtetues si KLP, KPA dhe KPK që e fillojnë verifikimin që nga emërimi. Pavlershmëritë kanë afate të caktuara kohore kur mund të ngrihen. Parashkruhet vrasja jo më një emërim në detyrë.
Fakti që t’i mund të krijosh një proces dhe të thuash që kam krijuar pavlefshmërinë absolute nuk do të thotë që mund t’i bëjnë nul veprimet e tij. E rëndësishme është që sipas ligjit, prokurori të jetë i emëruar në ligj, sipas ligjit. Ai ka qenë prokuror kur ka bërë veprimet dhe më duket një betejë me mullinjtë e erës.”- tha ish-prokurori Beçi.
Lexo edhe
AKTUALITET
"Fokusi te personaliteti i të dyshuarit dhe jo te vepra"/ Lala tregon ç'ndodhi në mbledhjen e GJL për masat e sigurisë

Pragu i Pashkës Ortodokse i 'lë' në trafikun kilometrik qytetarët që janë nisur drejt Korçës

“Statistikat e SPAK-ut nuk pasqyrojnë realitetin”, Hoxha: Korrupsioni real fshihet te projektet e mëdha

VIDEO/ Pitbulli sulmoi vajzën 4-vjeçare, dalin pamjet e ngjarjes së rëndë në Vlorë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Kërcënimi ndaj pronarit të MCN TV, Lala: Heshtja e institucioneve, shqetësuese

VIDEO/ Klienti nga Tirana ha 1.5 kg mish dhe hidhet nga dritarja e katit të dytë për të mos paguar faturën

‘Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit’/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas denoncimit





