Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
AKTUALITET

Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim penal

P
Piranjat 3 September 2026, 14:15 · 2 min lexim
Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon

Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar sot në 2 shtator pas deklaratës së Ministrisë së Financave, se për pagat mund të veprohet vetëm pas miratimit nga ana e Kuvendit.

Sipas Shoqatës së Gjyqtarëve, qëndrimi i sotëm i Ministrisë së Financave bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme,  Ministria e Financave ka reaguar pas njoftimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht.

Përmes një reagimi zyrtar, Ministria e Financave sqaron se ndryshimi i pagave nuk mund të bëhet pa miratimin e Kuvendit, duke argumentuar se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese kërkon ndërhyrje dhe ndryshime ligjore.

Sipas Ministrisë së Financave, këto ndryshime duhet të miratohen nga Kuvendi përpara se të mund të zbatohet vendimi përkatës.

Në këtë kuadër, Ministria e Financave u ka dërguar një letër KLGJ-së dhe KLP-së, duke u kërkuar që të sjellin listat e pagave sipas të njëjtit format të përdorur në muajin korrik.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi i ka kërkuar ministrit të Financave Petrit Malaj që të ndërhyjë menjëherë për situatën, pas bllokimit të pagave në sistemin e drejtësisë.

Në letrën dërguar ministrit, Sadushi argumentonte se pezullimi i trajtimit financiar të gjyqtarëve cenon garancinë kushtetuese për paprekshmërinë e pagës së tyre, si dhe pavarësinë institucionale të pushtetit gjyqësor.

Kreu i Gjykatës së Lartë theksoi se fakti që parlamenti nuk vepron nuk mund të përdoret si argument për pezullimin administrativ të pagave të gjyqtarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.