Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare
AKTUALITET

Pak orë nga protesta e PD, policia “blindon” Kryeministrinë! Skënder Hitaj zbret vetë në terren

P
Piranjat17 April 2026, 17:56 · 3 min lexim
Pak orë nga protesta e PD, policia “blindon”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka ndjekur nga afër masat për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita, në aksionin e parë të kësaj natyre që prej marrjes së detyrës. Për mbarëvajtjen e tubimit raportohet se janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka zbritur në terren për të ndjekur nga afër masat e marra për protestën e parë të opozitës pas emërimit të tij në krye të policisë. Sipas informacioneve të bëra me dije, Hitaj ka qenë pranë forcave të policisë të angazhuara në terren, ku mësohet se ka dhënë udhëzime dhe instruksione për efektivët e përfshirë në operacionin për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Forca të shumta policie janë vendosur në godinën e Kryeministrisë, gjithashtu janë vendosur edhe gardh metalik. Në zonë është e vendosur edhe një ambulancë, si edhe autobote uji.

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e djeshme një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita, duke angazhuar forca të shumta në pikat kyçe të kryeqytetit, kryesisht pranë institucioneve kryesore shtetërore. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1500 efektivë policie janë vendosur në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në zonat ku pritet zhvillimi i protestës janë vendosur gjithashtu gardhe metalike, ndërsa në gatishmëri ndodhen edhe mjete të emergjencës, përfshirë ambulanca dhe autobote uji.

Për shkak të tubimit, duke nisur nga ora 15:00, disa akse rrugore në qendër të Tiranës janë bllokuar për qarkullimin e automjeteve. Konkretisht, ndalohet lëvizja në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Ndërkohë, masat kufizuese kanë nisur që më herët. Që prej orës 23:45 të mbrëmjes së enjtes është bllokuar lëvizja dhe është ndaluar parkimi i automjeteve në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Kjo është protesta e shtatë kombëtare e organizuar nga PD, e cila kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama pas shumë skandaleve ku është e përfshirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.