Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro!
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...
Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozo...
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike t&e...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Kur qeveria shqiptare miratoi projektin kontrovers të Marinës në Durrës, kompania arabe Eagle Hills nisi menjëherë të kontaktonte kompani shqiptare ndërtimi për nënkontraktim. Por thuajse të gjitha kompanitë serioze u larguan me vrap kur dëgjuan propozimet e kompanisë së Alabbar.
Arsyeja ishte çmimi me të cilin kompania kërkonte të nënkontraktonte ndërtimet. Menaxherët e Alabbar u ofruan kompanive ndërtuese një çmim që varionte nga 400-450 euro për metër katrorë, njësoj si çmimet e rindërtimit, ku pallatet nuk kishin as luksin dhe as kompleksitetin e kullave që pretendonte të ndërtonte Eagle Hills në Marinën e Durrësit.
Në fund, propozimet u pranuan nga disa kompani të dorës së dytë, të cilat e kishin të qartë se me ato çmime do të duhej që të çedonin me patjetër në cilësinë e ndërtimeve. Paralelisht me këtë, në projekt nisi shpërndarja e kontratave tek njerëz të afërt me pushtetin, nga supervizimi dhe deri tek kontrolli i cilësisë.
Nuk zgjati shumë dhe tahmaja e madhe bashkë me korrupsionin e bënë qederin. Dy nga godinat e Marinës u fundosën deri në rreth 30 centimetër për shkak të kursimit tek pllaka e betonit dhe pilotat që duhet të përforconin tokën e paqëndrueshme në rërë, ndërkohë që shqetësim mbeten edhe objektet e tjera.
Ai që u propagandua si projekti që do të ndryshonte imazhin turistik të Shqipërisë duke e ngjitur atë në një nivel botëror, rezultoi një fiasko me godina që zhyten. Tashmë kompania ka filluar punën për të korrigjuar defektet, përmes injeksionit për ngrirjen e tokës dhe përforcimit të pilotave për të ndaluar zhytjen e objekteve.
Kjo do të rrisë ndjeshëm koston e ndërtimit, por ndërkohë nuk e heq dot plotësisht dëmin e madh reputacional që ka pësuar projekti. Tashmë qytetarët kanë gjithë të drejtën ta konsiderojnë çmenduri blerjen e pronave me çmime që shkojnë deri në tre mijë euro për metër në ndërtesa që fundoset.
Marina e Durrësit u fundos nga babëzia e investitorit strategjik, i cili në planin e biznesit ka programuar 60 milionë euro për marketing, por ndërkohë kursen tek betoni dhe hekuri.
Kjo është fatura e babëzisë, por ndërkohë dëmi është tek qytetarët që kanë blerë pronat dhe tek buxheti publik, pasi qeveria është aksionere në projekt. Tashmë i takon organeve të drejtësisë, që të nxjerrin përgjegjësitë nga projektuesit, ndërtuesit, supervizorët e deri tek ata që çertifikuan cilësinë e ndërtimit.
Ndërkohë projekti kontrovers ku qeveria u investua aq shumë tashmë ka marrë përgjithmonë një njollë të madhe.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja mbi karburantet në vend. Bëhet me dije se çmimi i naftës do të sitet me 19...
Një person, i shpallur në kërkim si anëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e lëndëve narkotike, ë...
Të duash të vesh vetulla e të përfundosh duke nxjerrë sytë. Kështu mund të konsiderohet monologu i ish drejtoreshë...
Gjykata e Apelit të GJKKO ka vendosur rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në kuadër të ç&eu...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje me armë zjarri. N&eu...
Zhytja në rërën e detit Adriatik të pallateve të financuara nga projekti Aarab, “Durrës Marina”, ka sjellë nisj...
Përplasja me armë zjarri në gusht 2024 në Bushat, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit ‘Bajri’. B&e...
Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rënie të ndjeshme në tremujorin e parë si në raport me faktin e...
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Franko Lekën, të cilët akuzohen se në ba...
Legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe aksesi i tyre në drejtësi, edhe pse shpesh cilësohe...