Një kompleks i ri pallatesh në bregdetin e Durrësit ka pësuar një ulje alarmante, duke u zhytur mesatarisht 74 centimetra, ndërsa në pika të caktuara ulja arrin deri në 1 metër. Të dhënat, të zbuluara nga PIRANJAT ngrenë pikëpyetje serioze mbi sigurinë strukturore të ndërtesës 10-katëshe dhe standardet e ndërtimit në një nga zonat më të ndjeshme gjeologjike të vendit.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, inxhinieri Rajmond Dervishi e cilësoi këtë fenomen si një “çedim alarmant”.
Sipas tij, një ulje e pranueshme për një strukturë të tillë nuk duhet t’i kalojë 10 centimetrat dhe kjo ndodh gradualisht përgjatë shumë viteve pas përfundimit të ndërtimit.
Fakti që ky pallat ka pësuar një ulje kaq masive ende pa u inauguruar dhe pa u populluar, tregon për një problem serioz në themele dhe në studimin e truallit.
Inxhinier Dervishi theksoi se zona e Durrësit është e njohur për terrenin e saj problematik, i përbërë nga aluvione, mbushje ranore dhe toka të ngopura me ujë.
Këto kushte kërkojnë detyrimisht studime të thelluara gjeo-teknike përpara se të nisë çdo projekt ndërtimi, për të garantuar qëndrueshmërinë e objektit.
“Në këto raste rekomandohen studime gjeo-teknike më të detajuara. Nuk dihet nëse në rastin konkret ato janë realizuar,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se mund të ketë pasur neglizhencë në këtë fazë thelbësore.
“Shiko unë e thashë edhe në atë intervistën me gazetarët investigativë të Piranjave. Kjo është një çedim alarmant.
Çdo ndërtesë ka ato çedimet e veta që janë minimale. Të pranueshme janë ato nuk e kalojnë atë 10 cm (ndër vite) jo të menjëhershme. Jo pa u inauguruar ose pa pa u futur njerëzit akoma brenda, është akoma në strukturë ndërtimore, është në strukturë në zhvillim.
Janë këto çedime të kohës, sepse janë rëndesa që ushtrohen në terren. Për më tepër, zona e Durrësit është një zonë që është e e mbushur.
Domethënë, qyteti i Durrësit përbëhet nga aluvione, përbëhet nga mbushje ranore, nga toka të ngopura nga prania e ujit.
Edhe uji nëntokësor, edhe uji mbitokësor që janë të pranishme dhe evidente. Dhe në këto raste rekomandohen një studim gjeo-teknik i sheshit të ndërtimit më i detajuar, ndryshe nga pjesa tjetër e territorit shqiptar.
Ndryshe nga Tirana, nga qytete të tjera. Këtu rekomandohen studime gjeo-teknike më të thelluara, që në rastin konkret nuk dihet nëse janë realizuar apo nuk nuk janë realizuar.
Sepse duhet të heqim atë konceptin që nuk ndërtohet, se ka vende që nuk ndërtohet.
Në çdo vend ndërtohet. Veprat inxhinierike bota i bën nën ujë, tunele. Kemi tunele nënujore, kemi ura, urën e Patrës, që janë mbi det, urën në Bosfor që që janë mbi det.
Nuk kanë pasur problematika. Pra kur ndërton me kushte teknike të miratuara, të miratuara dhe sipas specifikimeve të përforcimit nuk çedohet.
Në rastin konkret siç është bërë me dije, nga emisioni ishin dhe matjet. Dhe sipas matjeve që janë realizuar me dron, rezulton që këto kanë një çedim prej 74 cm nga soletat e të njëjtave kate me pallatet që janë në ndërtim, të tjera domethënë.
Unë nuk do blija aty, po do t’i rekomandoja të gjithëve, të tjerëve që në këto struktura të jenë të kujdesshëm sepse është investimi i jetës.
Çdo familje kursen para për të blerë një apartament dhe është kursimi i jetës.
Nuk mund nuk mund të rrijë dikush me zemër të ngrirë se do çedojë, sepse këto lloj çedimesh në rastet e lëvizjeve tektonike që në vendin tonë janë të shpeshta, s sidomos në Durrës nuk mungojnë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 April09:43
Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar
Eksperti i sigurisë Gert Metani, ka analizuar atentatin që tronditi dje opinionin publik, ku u vranë në Lezhë çifti i bash...
AKTUALITET
27 April09:36
Dha kontribut të çmuar në fushën e saj, ndahet nga jeta mjekja e njohur në vendin tonë
Bota e mjekësisë në vendin tonë është në zi, pasi Urdhri i Mjekut Veterinar ka dhënë lajmin e trishtë të ...
AKTUALITET
27 April09:26
Nis sot gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon që seancat të transmetohen live
Ditën e sotme nis Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Seanca është parashikuar p&e...
AKTUALITET
27 April08:30
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë.
Ndërkoh&eum...
AKTUALITET
27 April08:07
Bujqësia në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19% në 3-mujorin e parë
Shporta e konsumit po rrit nga viti në vit varësinë ndaj importeve duke ekspozuar vendin më shumë ndaj krizave të jashtme. T&eum...
AKTUALITET
27 April07:37
Raporti vjetor/ Klodjan Braho do të raportojë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, do të jetë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi raportin vje...
AKTUALITET
27 April07:21
Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë së Veriut trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët
Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë parë së fundmi një trefishim të shitjeve të karburantit, ...
AKTUALITET
27 April07:15
Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mo...
AKTUALITET
26 April22:57
Dinamika e atentatit në Lezhë, gazetari: Çifti u fut në kurth nga dy...
Gazetari, Igli Çelmeta, ka treguar skemën e atentatit të së dielës në Lezhë, ku mbetën të vrarë në ma...