Pamje skandaloze nga Shkoza/ Rruga e re degradohet brenda një viti, banorët denoncojnë gjendjen (VIDEO)

Një tjetër rast flagrant i dështimit të investimeve publike është denoncuar nga një qytetar i Shkozës, i cili ngre alarmin për gjendjen skandaloze të një rruge të asfaltuar vetëm një vit më parë.
Pamjet e siguruara nga Piranjat news tregojnë një realitet alarmant, asfalt i shkatërruar, gropa të mëdha dhe një degradim i papranueshëm për një investim kaq të ri. Kjo situatë hedh hije të rënda dyshimi mbi cilësinë e punimeve dhe mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike.
“Vetëm para një viti është bërë kjo rrugë, sot është në këtë gjendje katastrofike,” denoncon qytetari për Piranjat news, duke reflektuar indinjatën e banorëve të zonës.

Ky nuk është më thjesht një problem infrastrukturor, por një shembull i qartë i neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe, potencialisht, abuzimit me taksat e qytetarëve.
Nëse një rrugë nuk arrin të zgjasë as një vit, atëherë, ku kanë përfunduar paratë publike?
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, si dhe një hetim mbi cilësinë e punimeve të kryera. Ata theksojnë se investimet publike duhet të jenë afatgjata dhe të përmbushin standardet, në mënyrë që të shmangen shpenzimet e përsëritura dhe rreziku për qytetarët./Piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
Sot afati i fundit për ‘DIVA’/ Mbi 145 mijë individë dorëzojnë deklaratën, gjobë për ata që nuk e plotësojnë

Reagon IMT e Tiranës: Kemi zbatuar procedurat ligjore

GJKKO shtyn për në 7 prill kërkesën e ish-ministrit Beqaj për lirimin nga qelia

Rehabilitimi i kanalit kullues në Vlorë/ Bashkia paralajmëron prishje ndërtimesh

U kap me drogë në makinë, arrestohet 36-vjeçari! Në pranga edhe i vëllai





